“Fusha” dhe “EDIL-AL-IT” marrin plot 15 milionë euro, publikohet skeda ekonomike për rijetësimin e Piramidës
Kompanitë “FUSHA” shpk dhe “EDIL-AL-IT” shpk, janë dy kompanitë të cilat u shpallën fitues për “Rijetësimin e Piramidës së Tiranës”.
E teksa po afron dita për prerjen e shiritit për inagurimin e Piramidës së “rijetësuar” ‘openprocurement.al’ ka botuar skedën ekonomike të këtij projekti. Duke iu referuar këtyre të dhënave mësojmë se rijetësimi i Piramidës së Tiranës ka kushtuar plot 15 milionë euro.
Me dy kontrata të lidhura Bashkia Tiranë ka dhënë vlerën 1.73 miliard Lekë për rikonstruksion e Piramidës, ish Muzeu i Diktatorit, sot riparë si qendër për Inovacion.
Për këtë tender u paraqitën 8 oferta nga të cilat 7 u skualifikuan për arsye të ndryshime, përfshirë edhe vlerën me të cilën ato ishin ofruar për të realizuar projektin. Bashkia e Tiranës kishte vendosur një fond limit 1.7 miliardë lekë për projektin “Rijetësimi i Piramidës”, ndërsa ofeta e kompanive fituese ishte 1.2 miliardë lekë. Mirëpo, gjatë rrugës u dhanë dhe 2 milionë euro të tjera për përfundimin e projektit duke e çuar shumën në 1,482,605,738 lekë.

“Fusha” dhe “Edil-Al” janë dy ndër kompanitë që kanë përthithur fondet më të mëdha të bashkisë së kryeqytetit.
“Edil-Al” e vëllezërve Dulaku po ndërton disa prej kullave pranë qendrës së Tiranës, ndërkohë që “Fusha” prej shumë kohësh është përmendur si kompania që do të ndërtojë kompleksin e kullave në territorin ku gjendej deri pak kohë më parë godina e Teatrit Kombëtar.
Të dy kompanitë u përfshinë si bashkim operatorësh në tenderin e shpalluar nga Bashkia e Tiranës për rijetëzimin e Piramidës, një godinë e ndërtuar në vitin 1988, me qëllim glorifikimin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
FUSHA SHPK me administrator të vetëm Shkëlqim Fushën u bë e njohur për publikun e gjerë si kompania që ndërtoi sheshin “Skënderbej” me parkingun nëntokësor që në total i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve rreth 17 milion euro.
Kontratat dhe tenderat që kjo kompani ka fituar në Tiranë varjojnë në fusha të ndryshme, por janë të përqëndruara kryesisht në ndërtim dhe rikonstruksion rrugësh, shkollash, ujësjellësash dhe një pjesë e madhe e pastrimit dhe mirëmbajtjes së kryeqytetit, raporton neësbomb.al.
Së bashku me rreth 40 tendera të tjerë të Bashkisë Tiranë, FUSHA shpk rezulton të ketë përfituar mbi 65 milionë euro tendera. Gjithashtu, FUSHA SHPK ka bërë rikonstruksionin e Amfiteatrit te Liqeni i Tiranës për 39 510 821 lekë pa TVSH. Si dhe për rreth 7,7 milionë euro, FUSHA SHPK ka fituar tenderin në Bashkinë e Vlorës për ndërtimin e bulevardit të qytetit.
Ndërsa, "Edil Al Group" është grupimi i disa kompanive në fusha të ndryshme me fokus në ndërtim, media, telekomunikacion, tregti, restorante, botime e të tjera, kryesisht në pronësi apo nën kontrollin e familjes Dulaku.
[gallery link="none" td_select_gallery_slide="slide" ids="697983,697984"]
Për transformimin e piramidës u përdorën të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fond i vënë në dispozicion nga buxheti i vënë në dispozicion të Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.
Në vitin 2018 u prezantua plani për ta transformuar atë, ndërkohë projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.
Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, ëeb design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
