Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH takim me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë intensifikuar përpjekjet për hetimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore në Qarkun e Elbasanit. Një delegacion i përfaqësuesve të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Kreshnik Ajazi.
Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të përfshirë në manipulime zgjedhore.
Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se po hetohen disa raste konkrete që lidhen me dyshimet për blerjen e votave, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të paligjshëm të burimeve shtetërore gjatë fushatës si dhe përfshirje të personave me precedent penal në fushatat elektorale.
/rtsh.al/