E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi 14 per qind me shume se vjet

Vocaj raporton situaten kriminale ne 11 muajt e ketij viti ne analizen vjetore. Kemi evidentuar me shume vepra penale


Krimet ndaj prones dhe vrasjet pesojne rritje krahasuar me vitin e kaluar. Te arrestuar disa here me teper


TIRANE- Ne 11 muajt e vitit qe po mbyllet krimi ne territorin qe kontrollon Drejtoria e Policise se Tiranes ka shenuar rritje krahasuar me nje vit me pare. Ky eshte konkluzioni i analizes se kryer dje per situaten kriminale te ndodhur gjate vitit qe leme pas ne drejtorine rajonale te policise me te madhe ne vend.


Kryepolici i Tiranes Drejtues i Pare Tonin Vocaj e argumentoi kete rritje te shifrave te kriminalitetit me nje evidentim me te mire dhe me te sakte te veprave penale te ndodhura ne territorin e kryeqytetit. Gjithashtu Vocaj argumentoi se ka pasur edhe nje rritje te treguesve te zbulueshmerise gjate ketij viti nga strukturat e Policise se kryeqytetit.


Vocaj evidentoi gjate raportit vjetor te strukturave te drejtuara prej tij se eshte verejtur edhe nje rritje e besushmerise se publikut tek forcat e Policise ndersa e argumentoi kete fakt me rritjen e telefonatave drejt policise ne masen 30 per qind krahasuar me nje vit me pare.


Ne analizen vjetore te Drejtorise se Policise se Tiranes rezultoi se ne 11 muajt e fundit jane regjistruar 4679 vepra penale dhe jane zbuluar 3739 prej tyre e zberthyer ne perqindje eshte zbuluar 80 per qind e krimeve te ndodhura ne kryeqytet.


Ne kete veprimtari kriminale jane perfshire rreth 4200 autore jane arrestuar ne kushtet e flagrances 995 persona proceduar ne gjendje te lire 3180 autore dhe jane shpallur ne kerkim 70 persona.


Krahasuar me vitin 2009 ku jane referuar 4241 vepra penale nga te cilat jane zbuluar 3354 prej tyre ose 79 per qind e tyre kemi nje rritje te evidentimit me 438 vepra penale dhe njekohesisht rritje te forces zbuluese me 1 per qind.


Vlen per tu evidentuar realizimi me sukses nga Sektoret e Hetimit te Krimit ne DPQ Tirane i 76 operacione policore ose 18 operacione me teper ose 24 me shume se ne 2009 si dhe jane 3- fishuar hetimet me metodat speciale te hetimit krahasuar me te njejten peridhe te vitit 2009- tha Vocaj gjate fjales se tij. Keshtu sipas Vocajt gjate ketij viti eshte rritur zbulueshmeria e krimit kryesisht kunder prones si dhe jane evidentuar dhe kapja e autoreve te krimit.


Gjithsesi krimi ndaj prones mbetet problem pasi ende nje shifer e vogel me pak se gjysma e krimeve te ndodhura ne kete drejtim jane zbuluar.
Po ashtu eshte verejtur rritja e krimit ndaj personit ku vetem ka pasur 23 te tilla.


Nga te dhenat e policise rezulton se jane realizuar 76 operacione policore ku jane sekuestruar 4.6 kg heroine e po ashtu jane evidentuar 626 vepra penale ne fushen e krimit ekonomik 148 prej te cilave per korrupsion.


Sipas drejtorit te Policise se Tiranes Vocaj kunder krimeve ndaj jetes dhe lirise se personit jane evidentuar gjithsej 138 vepra penale zbuluar 121 ose 88 per qind e tyre Seksioni krimeve ndaj personit ketu kane ndodhur 123 vepra penale dhe jane zbuluar 106 ose 86 per qind e krimeve te evidentuara nga Policia.


Bie ne sy se krimi i me dashje ka njohur nje rritje krahasuar me vitin e kaluar me nje person me teper. Disa nga krimet e ndodhura gjate ketij viti jane shenuar ne muajin nentor disa prej te cilave ende kane mbetur pa autor.


Ne analizen e Vocajt bie ne sy se komisariatet kane nje rendiment me te larte te zbulueshmerise e krahasuar kjo me seksionet te cilat kryejne hetimin e tyre ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Zbulueshmerine me te larte nga statistikat e treguara e ka komisariati nr.3 ai nr.1 nr.2. komisariati nr.5 etj.


Disa nga Shifrat

Perfshire ne krim 4260 persona
arrestuar ne flagrance 995 persona
proceduar ne gjendje te lire 3180 persona
shpallur ne kerkim 70 persona.
Krimet ndaj personit
Jane evidentuar gjithsej 138 vepra penale
Jane zbuluar zbuluar 121 vepra penale
Kane ndodhur 23 nje me shume se vitin e kaluar
Trafiku
evidentuar 335 vepra penale
perfshire 471 autore
arrestuar ne flagrance 226 persona
te ndaluar 15 persona
jane ndjekur ne gjendje te lire 217 vete
te shpallur ne kerkim13 persona
Droga
jane evidentuar 181 vepra penale
jane proceduar penalisht 271 autore
arrestuar ne flagrance 172 persona
te ndaluar 4 vete
ndiqen ne gjendje te lire 87 vete
Kunder Krimeve Financiare
jane evidentuar gjithsej 626 vepra penale
jane proceduar gjithsej 861 autore
jane arrestuar ne flagrance 172 autore
jane proceduar ne gjendje te lire 689 persona

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›