Rriten cmimet e karburanteve benzina 158 lek/liter
TIRAN- Pas nje viti stabilitet cmimi i karburanteve ka pesuar nje rritje te menjehershme gjate diteve te fundit duke u ndjere ne menyre direkte ne xhepat e konsumatoreve. Te gjithe ata qe kane furnizuar automjetin e tyre me karburant gjate kesaj jave kane pare se ne depozite jane derdhur me pak litra karburant krahasuar me ditet e meparshme pavaresisht shumes se njejte te parave.
Duke filluar nga e hena cmimi i naftes dhe benzines ka pesuar rritje me mbi pese leke per liter duke lene te shtangur mjaft perdorues automjetesh para tabelave te karburanteve.
Nese javen e shkuar nje liter benzine ne Tirane shitej me 145 deri 149 leke tashme ajo ndryshon nga 153 deri ne 158 leke madje ne pika te caktuara shkon edhe deri ne 160 leke per liter. Te njejtin ritem rritjeje ka pesuar edhe nafta.
Me pare nje liter nafte shitej me pakice nga karburantet me nje cmim nga 143 deri ne 146 leke ndersa tani te njejten sasi nafte mund ta marresh vetem duke paguar nga 153 deri ne 155 leke per liter.
Tashme te gjithe ata qe ishin mesuar te furnizonin depoziten me nje shume te caktuar parash do te duhet te shkojne me shpesh prane karburanteve.
Forma me e shpeshte e te furnizuarit te automjetit eshte ajo me 1 000 leke e cila ne varesi te cmimit blinte rreth 6.7 litra nafte ose benzine. Tashme per te marre te njejten sasi cdokujt do ti duhet te shtoje edhe ca te thyera te tjera.
Rritjen e menjehershme te cmimit te karburanteve importuesit e lidhin me zhvillimet ne tregjet e jashtme dhe te brendshme.
Ka disa dite qe cmimi i naftes ka filluar te kuotohet me shtrenjte ne bursat nderkombetare duke e pasqyruar ate direkt edhe ne tregun vendas. Deri dje nje fuci nafte kuotohej me rreth 88.74 dollare cmim i cili kishte qe ne janar te ketij viti qe nuk arrihej.
Referuar deklaratave te vendeve anetare te OPEK-ut te cilet kundershtojne rritjen e prodhimit gjasat jane qe cmimi te rritet edhe me tej. Madje ka edhe prej tyre qe parashikojne qe cmimi i nje fucie te vertitet ne 100 dollare ne fillim te vitit te ardhshem.
Krahas shtrenjtimit te karburanteve ne bursat nderkombetare importuesit e lidhin rritjen e cmimit ne vend edhe me kursin e kembimit. Shtrenjtimi i dollarit eshte nje tjeter shkak qe konsumatoret por perballen gjate kesaj jave me cmime me te shtrenjta te karburanteve.
Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise pergjate nje muaji monedha amerikane e cila perdoret gjeresisht ne tregtine e karburanteve ne tregjet nderkombetare ka fituar plot 5.45 pike kundrejt lekut.
Me date 9 nentor nje dollar kembehej me 99.75 leke ndersa gjate dites se djeshme ai u kembyer me 105.20 leke. Rritjen me te larte monedha amerikane e ka pasur kundrejt lekut pergjate javes se fundit te nentorit duke fituar dy pike brenda pak diteve per te arritur ne 106.63 leke.
Nderkohe ne lidhje me gjendjen e krijuar se fundmi importuesit fajesojne edhe detyrimin qe ata kane per te mbajtur ne depozitat e tyre nje rezerve prej 90 ditesh. Me pare kompanite duhet te depozitonin nje rezerve prej 60 deri 70 ditesh organet doganore e kane rritur ate deri ne 90 dite. Nje kusht i tille ben qe nese karburanti te blihet shtrenjte ai te vijoje te shitet me cmime te larta.
mimi i naftes dhe benzines ka pesuar rritje te ndjeshme
Bursat pritet rritje e metejshme
Ekspertet kishin parashikuar nje rritje te forte te cmimit te karburanteve menjehere pasi ekonomia boterore te fillonte te merrte veten pas krizes. Ne kushtet kur rritet kerkesa ajo shoqerohet edhe me rritje cmimesh. Situata behet edhe me veshtire kur zyrtare te vendeve te OPEK-ut shprehen se nuk kane ndermend te rrisin prodhimin.
Reuters citon kreun e delegacionit libian prane OPEK-ut Shokri Ghanem i cili thekson se ne mbledhjen e ardhshme te anetareve te organizates nuk do te jete ne rend te dites rritja e prodhimit megjithese deri me tani jane shtuar mesazhet per nje gje te tille. Referuar ketij qendrimi por edhe kerkeses ne rritje per karburante ekspertet parashikojne nje cmim prej 100 dollare per fuci ne fillim te vitit 2011.