Debati per kamerat tre anetare braktisin KQZ-ne

Pandeli Varfi dhe Hysen Osmanaj debatuan me njeri-tjetrin ne lidhje me efektshmerine e sistemit te kamerave. Vendimi miratohet me 4 votat e djathta
TIRAN - Anetaret e majte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve braktisin punimet e mbledhjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pas debateve te shumta per kamerat qe do te numerojne votat ne zgjedhjet e majit.
Gjate diskutimit te projektvendimit per perdorimin e sistemit te kamerave Pandeli Varfi kerkoi qe te merrej edhe mendimi i forcave politike per efektshmerine e ketij sistemi ne zgjedhjet parlamentare. Ne mungese te informacionit nje sistem i tille sipas Varfit do ti ngjante nje kopshti zoologjik me kafshe prej druri.
Ka qene pikerisht kjo shprehje e cila ka ndezur debatin me anetaret e tjere. I menjehershem ka qene reagimi i anetarit te djathte Hysen Osmanaj i cili e cilesoi nje fyerje per anetaret e KQZ-se.
Varfi
Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vetem me kater votat e anetareve te djathte perdorimin e kamerave regjistruese per zgjedhjet vendore te 8 majit.
Shkak u be tensionimi i situates midis dy anetareve te ketij institucioni Pandeli Varfi dhe Hysen Osmanaj. Ne fjalen e tij anetari Varfi kerkoi qe para marrjes se nje vendimi te merret edhe mendimi i forcave politike per funksionimin e sistemit te kamerave. Dua te them se duhet bere nje takim me keto parti.
Te merret mendimi i tyre se cfare mendimi kane per kete sistem. Jane pikerisht ata qe do te japin vleresimet dhe mbi bazen e tyre ne do te vendosim nese eshte vertet e domosdoshme qe ti bejme apo te shikojme edhe menyra te tjera te ndryshme duke u ndodhur edhe perballe Reformes Zgjedhore qe thone qe ne grupin e numerimit te jene prezent sic kane qene edhe ne 2007-en.
Ne mungese te nje informacioni te tille pa diskutim nje sistem i tille do ti ngjante nje kopshti zoologjik me kafshe prej druri - theksoi Varfi.
Osmanaj
Une ne parim pa diskutim jam dakord. Nuk diskutohet sepse ne kemi nje pervoje mirepo une degjova nje informacion ketu nje informacion gazetaresk dhe me vjen keq nga kolegu dhe nuk eshte hera e pare qe e ben edhe qe e lexon keshtu - tha Osmanaj. Dy anetaret replikuan me njeri-tjetrin deri ne largimin e Pandeli Varfit nga mbledhja.
Nje veprim i tille u ndoq edhe nga dy anetaret e tjere te KQZ-se Deshira Subashi dhe Artan Lazaj. Ne zgjedhjet e kaluara parlamentare u perdoren 385 kamera. Te cilat u vendosen ne 66 Vende te Numerimit te Votave ku secila kishte nga 5-10 kamera kjo ne varesi te numrit te tavolinave te numerimit qe kishin qendrat e numerimit te votave.
Kamerat regjistrojne pamje vizive e zanore dhe transmetojne ne kohe reale fleten e votimit ne monitor ose ekran.
do kamera lidhet me monitor TV ose me projektor qe projekton pamjen ne ekran. Nderkohe qe nje kamera qendrore me pamje 360 grade mbuloi gjithe VNV-ne.
Debati
Jemi ne kushtet kur kemi nje pervoje lidhur me perdorimin e kamerave ku minimalisht do te merren mbi bazen e pervojes se marre gjate perdorimit te ketij sistemi. Per kete mendoj se materiali qe shoqeron projektvendimin fatkeqesisht nuk eshte ai qe duhet te ishte.
Material sipas gjykimit tim do te kishte nevoje qe grupi i punes qe ka pergatitur materialin duhet qe se pari te na informonte mbi menyren se si kane funksionuar duke e marre ate ne menyre sa me analitike.
E para sa kane funksionuar Por ajo qe eshte me themelore se aspekti i punes une mendoj qe administrata duhet te kishte pergatitur nje material te ketij lloji. Duke qene se mbledhja zhvillohet edhe jashte periudhes zgjedhore
Arben Ristani Si jashte periudhes
Pandeli Varfi Mbase ka filluar dhe mund te jete nje lapsus vetem te lutem ta mbaroj
Arben Ristani Dua te jesh korrekt per ato qe thua
Pandeli Varfi Po te mos jem korrekt mund te mi thuash ne fund ato dakord
Nuk e kam per turp te them qe me ka shpetuar por dua te them se duhet bere nje takim me keto parti te merret mendimi i tyre se cfare mendimi kane partite per kete sistem.
Jane pikerisht ata qe do te japin vleresimet dhe mbi bazen e tyre ne do te vendosim nese eshte vertet e domosdoshme qe ti bejme apo te shikojme edhe menyra te tjera te ndryshme duke u ndodhur edhe perballe reformes zgjedhor qe thone qe ne grupin e numerimit te jene prezent sic kane qene edhe ne 2007-en.
Qe kjo te jete efektive mendoj se duhet ta bejme kete pune dhe pastaj ligji te jete sa me logjik. Ne mungese te nje informacioni te tille pa diskutim nje sistem i tille do ti ngjante nje kopshti zoologjik me kafshe prej druri.
Kujtim Osmanaj Tani une ne parim pa diskutim jam dakord. Nuk diskutohet sepse ne kemi nje pervoje mirepo une degjova nje informacion ketu nje informacion gazetaresk dhe me vjen keq nga kolegu dhe nuk eshte hera e pare qe e ben edhe qe e lexon keshtu.
Pandeli Varfi Dhashe mendimin tim une ketu Nuk ke pse merresh me mua
Kujtim Osmanaj Sdo te merrem me ty por une kam mendimin tim ti po te duash rri po te duash ik. Une mendoj qe ne si anetare komisioni...
Arben Ristani Ulu
Pandeli Varfi Nuk ulem absolutisht
Kujtim Osmanaj Po mos fol atehere kur je ne kembe se po flas une tani
Pandeli Varfi Po mos diskuto per mua
Kujtim Osmanaj Se cfare diskutoj une e di une ate
Pandeli Varfi Nuk ke asnje te drejte te fyesh
Kujtim Osmanaj Zoteri edhe njehere po te them se cfare diskutoj e di une po te duash te degjosh degjo
Arben Ristani Ulu aty mos e bej pazar
Pandeli Varfi Jo nuk e bej pazar
Arben Ristani Nuk eshte fare etike te flasesh ne kembe. Ne rast se ke ndermend te ikesh ik edhe shih punen tende
Braktis mbledhjen Pandeli Varfi
Deshira Subashi Vazhdoni mbledhjen se bashku
Iken edhe Deshira Subashi dhe Artan Lazaj
Kujtim Osmanaj I nderuar kryetar dhe kolege ne duhet te merremi me zbatimin e ligjit te zbatojme Kodin Zgjedhor dhe aktualisht te kryejme detyrat qe na takojne Ne qofte se hyjme keshtu ne keto zgjedhje pastaj nuk kemi per ti menaxhuar. E dyta ne nuk mund ti detyrojme partite politike nese jane te vlefshme kamerat ose jo. Ne i kemi lajmeruar.
Arben Ristani Ka nje gje procesi i monitorimit me kamera eshte nje proces qe e parashikon ligji. Rane dakord edhe miratuan ligjin. Ka qene ose jo mire kjo i perket analizave qe askush nuk pengon askend qe ti beje.