Krimi financiar, kryeprokurorja Ina Rama shkon në Itali
Me ftesë të shefit të Guardia di Finanza Itali, Kryeprokurorja Ina Rama do zhvillojë një vizitë 3 ditore në Itali. Qëllimi është bashkëpunim me Guardia di Finanza për të goditur krimin ekonomik e finaciar.
TIRANE-Kryeprokurorja Ina Rama do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Itali. Qëllimi i vizitës është bashkëpunim në rritje me Guardia di Finanza italiane në cdo fushë ku operon kjo strukturë, dhe për të goditur krimin ekonomik e finaciar.
Zyra për shtyp e Prokurorisë së Përgjithshme bëri të ditur se me ftesë të komandatit Gjeneral të Guardia di Finanza Itali, Cosimo D’Arrigo, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë Znj.Ina Rama e shoqëruar nga një delegacion të përbërë nga prokurorë dhe specialsitë të Minsitrisë së Financave do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Itali.
Sipas të njëjtave burime qëllimi i vizitës është bashkëpunim në rritje me Guardia di Finanza Itali në cdo fushë ku operon kjo strukturë, dhe për të goditur krimin ekonomik e finaciar.
Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësues të lartë të Guardia di Finaza. Në këto takime pritet të diskutohen edhe cështje për trajnime të përbashkëta ekonomike, dhe në luftë kundër krimit financiar.
Gjatë qëndrimit në Romë janë planifikuar gjithashtu vizita në disa reparte të Guardia di Finaza ku do të prezantohen teknikat investigative që përdoren nga Guardia di Finaza për krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe trafiqeve të paligjshme.
(d.b/BalkanWeb)