E Shtunë, 31 Tetor 2026

”Remzi Hoxha”, dëshmon e bija e Ziso Kristopullit

Ish ministri i Brendshëm Musaraj, vajza e Ziso Kristopullit dhe ish shoferi i Koldashit, ka qenë disa prej dëshmive të dëgjuara sot në seancën e radhës ndaj të pandehurve të akuzuar për rrembimin Remzi Hoxhës. 

TIRANE- Ish ministri i Brendshëm Agron Musaraj, ka qenë dëshmitarë në gjyqin për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. I pyetur për këtë ngjarje ish zyrtari i lartë ka deklaruar se nuk ka patur dijeni për rrëmbimin, por kujton shqetësimin e familjarëve që në atë kohë kishin trokitur në zyrën e tij.
“Pasi mora këtë njoftim nga familjarët, dhashë urdhrin strukturave përkatëse që të interesohen që ka të ndaluar ose të shoqëruar gjatë kësaj kohe me emrin Remzi Hoxha, në policinë shqiptare. Pas gjysmë ore kam marrë njoftimin që nuk ka të ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e policisë së shtetit”, tha Musaraj në dëshminë e tij në seancën e sotme.
Alma Kristopulli, e bija e Zizo Kristopullit, ka kujtuar momentet kur i ati i kishte takuar në Qytet Studenti ku ajo rrinte së bashku me të motrën studente, pasi ai ishte liruar nga rrëmbyesit.
Ajo shprehet, “ai ishte i keqtrajtuar dhe mezi ecte, më pas më tregoi pjesët e trupit të cilat ishin të nxira, nuk fliste dot, dridhej i gjithi. Unë dhe motra nuk kishim asnjë dijeni. Na tregoi që ishte një person i cili ishte punonjës i SHIK-ut, tregonte edhe për një person tjetër të cilit nuk ja mbaj mend emrin, një të shkurtet Gjirokastritë. E kishin detyruar që të shkonte me ta duke i thënë se do te takonte dikë nga Kontrolli Lartë i Shtetit në Gjirokastër. Në pjesën tjetër të rrugës nuk mbaj mend më hollësira, e mbuluan përpara që të mos shihte rrugën dhe përfunduan diku në një ndërtesë që më vonë e mori vesh që ishte në Lezhë”
Dëshmia tjetër ka ardhur nga shoferi i Avni Koldashit ish shefi i bazës së SHIK-ut në kohën e rrëmbimit, Besim Dajça kujton kohën kur ka shoqëruar me makinë për në Lezhë shefin e tij Avni Koldashin dhe ZIzo Kristopullin. Në seancën e radhës janë thirrur për të dëshmuar ish zëvendës ministri i Brendshëm dhe ish drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Agim Shehu, ish shefi i SHIK-ut Fatos Klosi. Ndërsa në kërkesë ishte parashikuar për tu thirrur në gjyq në cilësinë e dëshmitarit ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede, i ndarë nga jeta pak ditë më parë nga një sëmundje e pashërueshme. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›