E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi financiar ne pranga 8 persona

Agjentët e anti-krimit ekonomik kanë kryer një operacion përmes të cilit kanë vënë në pranga 8 persona, 7 prej të cilëve zyrtarë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave në pranga ka përfunduar edhe presidenti i klubit të Rubikut, Paro Laci.

Sipas burimeve, Laci dhe 7 personat e tjerë akuzohen për ndikim të paligjshëm tek zyrtarë të tjerë.

Burimet saktësojnë se Laci u kap në flagrancë teksa ndërhynte për një licencë minerare, ndërkohë që ai akuzohet edhe për ndërmjetësim me qëllim lirimin e një të dënuari për vrasje, si dhe për trukim të ndeshjeve të futbollit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›