Nafta Virxhine Baraj Pasoja per shendetin. PD akuzon Ramen
Partia Demokratike akuzoi sot kreun e Bashkise se Tiranes Edi Rama se e ka shnderruar Tiranen ne kryeqytetin me te ndotur ne Evrope. Si reagim ndaj deklarateve te mehershme te PS-se ku denoncohej ndotja e mjedisit qe ka shkaktuar perdorimi I naftes virxhine nga makinat PD tha se kreu i bllokmeneve te rinj serish shprehu deshperimin e tij per goditjen e kontrabandes se naftes virxhine
Sot kreu i bllokmeneve te rinj qe vete banon ne Peze larg ndotjes se tmerrshme qe ka krijuar ne Tirane derdhi lot krokodili per shendetin e kryeqytetasve pasi ka shnderruar kete qytet sipas Agjensise Evropiane te Mjedisit ne qytetin me ndotje me te larte ne Evrope ndotje qe po sipas Organizates Boterore te Shendetesise me semundjet e renda qe shkakton ka shkurtuar jeten e banoreve te qytetit me rreth 2 vjet- thuhet ne reagimin e PD-se
Sipas PD-se 8 maji eshte dita per ti dhene pergjigjen e duhur Rames.
Me heret opozita akuzoi qeverine si pergjegjesen kryesore per ndotjen e mjedisit nga tregtimi i naftes virxhine ne tregun shqiptar.
Ne nje deklarate per shtyp deputeti i PS-se Besnik Baraj tha se kontrabanda e naftes virxhine eshte nje krim shume dimensional.
Pasojat me te renda dhe me kriminale te kesaj kontrabande nuk jane kostot e saj financiare tha ai por kosto qe ajo ka per shendetin e shqiptareve.
Si pasoje e mosdjegies se plote te 50 mije toneve nafte virxhine ne vit clirohen ne ajrin e qyteteve tona shume komponime aromatike organike nje pjese e te cilave permbajne edhe squfur. Nderkohe qe edhe djegia e ketij lloj karburanti cliron sasi te konsiderueshme te oksidit te squfurit me pasoja mjaft te renda per organizmin dhe jeten e gjalle ne toke. Kanceri dhe semundjet e rrugeve te frymemarrjes jane vetem disa nga semundjet e rrezikshme e vdekjeprurese qe shkakton kjo ndotje- sqaroi Baraj
Sipas deputetit socialist kjo eshte arsyeja se pse ne keto 6 vitet e fundit ajri i qyteteve shqiptare eshte ndotur me shume se kurre me helmet te tilla si squfri apo benzeni duke shtuar se faji eshte i kryeministri Berisha qe shqiptaret paguajne me shendetin e tyre per milionat qe fut ne xhep oborri i kusarise.