Krimi financiar rritet numri i procedimeve nga antikrimi

Rritet forca goditëse ndaj krimeve financiare në Policinë e Tiranës. Sipas statistikave për 9-mujorin janë regjistruar 34 procedime penale më shumë se viti i kaluar, si dhe janë zhvilluar 28 operacione policore, ose 8 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2010.
Vetëm për goditjen e korrupsionit, statistikat kanë një rritje me 5 për qind të forcës goditëse. E shprehur në gjuhën e statistikave për këtë vit janë hetuar 20 vepra korruptive më tepër me 51 autor më shumë
Janë rreth 30 vepra penale të zbuluara të pastrimit të parave me 47 autorë të implikuar sa dyfishi i goditjes së këtij kriminalitetit referuar të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
E rritur në dyfish ka rezultuar dhe hetimi i krimeve kompjuterike, me 47 vepra penale për 9-mujorin, nga të cilat janë arrestuar 20 autorë dhe 65 të tjerë janë ndjekur në gjendje të lirë.
E suksesshme ka rezultuar ndërhyrja në rastet kur janë shfaqur tendenca për të hedhur në treg kartëmonedha vendase dhe valutë të falsifikuara.