E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi kompjuterik, si të mbrojmë paratë në banka

Krimi kopjuterik po godet jo vetem bankat e nivelit te dyte, nepermjet klonimit te kartave te klienteve, por edhe vete qytetaret te cilet ne shumicen e rasteve kane rene pre e mashtrimeve kompjuterike. Shefi i zyres kunder krimit kompjuterik ne Drejtorine e pergjithshme te Policise se Shtetit, Elton Kerluku, ne nje interviste per ALSAT, sqaron se qyetterate duhet te injorojne sms dhe emaile te panjohura.

"Nga keto 25 raste mund te them qe 21 raste kane te bejne me mashtrime kompjuterike qe ne konsiderojme kryerjen e transaksioneve bankare duke perdorur te dhena te kartave te kreditit te klonuara, ose te falsifikuara. Ne rastet qe ne kemi pasur ne hetim kjo eshte bere ne disa forma. Nje nga format eshte perdorimi i ketyre kartave ne bankomatet e bankave te nivelit te dyte. Personat qe kryejne kete veprim nuk jane ne Shqiperi, rezultojne qe jane shtetas te huaj", thote Elton Kerluku, shefi i zyres kunder krimit kompjuterik, ne Policine e Shtetit.

Ai thote se gjate vitit te kaluar ka patur 25 raste, kur persona, pjese e rrjeteve te mireorganizuara kane mundur te vjedhin llogarite bankare te shume qytetareve. Ata kane mundur te mashtrojne qytetaret nepermjet sms dhe email te reme qe i shpallin fitues. Qytetaret kane paguar shuma deri ne 5 mije euro per llogari te ketyre rrjeteve. Policia thote se ndonese hetimet vazhdojne eshte shume e veshtire te arrihet te identiteti i tyre, pasi perdorin te dhena personale te vjedhura.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e diel , 25 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›