E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiratet e Bashkuara financim për tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Qeveria e Emirateve te Bashkuara Arabe ka vendosur sefundi te ndihmoje financiarisht ndertimin e tunelit te rruges Tirane-Elbasan. Fakti eshte konfirmuar nga shefi i diplomacise se Abu Dabit, sheiku Abdullah bin Zaied gjate nje takimi qe ai pati me ministrin e jashtem Ilir Meta ne Estoni.

Sipas njoftimit zyrtar te ministrise se jashtme mesohet gjate takimit te dy homologeve u vlerësua rritja e marrëdhënieve gjatë viteve të fundit dhe u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit në nivelin politik dhe atë ekonomik. Meta shprehu kënaqësinë e tij për hapjen së shpejti të Ambasadës shqiptare në Abu Dabi, ndërsa Sheiku Abdullah bin Zayed shprehu bindjen se edhe Emiratet e Bashkuara do të hapin Ambasadën e tyre së shpejti në Tiranë. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›