E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në Mal të Zi brengos SHBA-në

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 18:10

State Departmenti amerikan ka vlerësuar se në Mal të Zi, përkundër një përparimi të caktuar, ekzistojnë tendosje ndëretnike dhe probleme në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Në dokumentin e State Departamentit u theksua se përkundër pavarësimit dhe suksesit të arritur në ruajtjen e harmonisë ndëretnike, në Mal të Zi ende ekzistojnë tendosje të caktuara etnike, ka njoftuar gazeta “Vjesti”.

“Vëzhgues të shumtë ndërkombëtarë dhe mediet kanë njoftuar për probleme serioze që po ka Mali i Zi me kriminalitetin e organizuar dhe korrupsionin, dukuri këto për të cilat besohet se janë të përhapura në të gjitha nivelet e shoqërisë”, u theksua në dokument.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›