E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit libianë formojnë Këshillin Kombëtar

Protestuesit në Libi kanë formuar “Këshillin Kombëtar” në qytetet ku Muamer Gadafi ka humbur kontrollin.

Zëdhënësi i protestuesve, Abdel Hafiz Ghoqa, u tha gazetarëve se “Këshilli është fytyra e Libisë në periudhën e tranzicionit”, ndërsa përbërja dhe detyrat e tij janë në formim e sipër.

Ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë, Mustafa Abdel Xhalil, i cili është larguar nga regjimi i Gadafit, ka thënë se duhet të formohet qeveria e përkohshme, e cila do ta udhëhiqte vendin para mbajtjes së zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›