E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libanezët kundër sistemit fetar

Qindra protestues kanë marshuar në rrugët e Bejrutit, duke kërkuar fundin e sistemit fetar në Liban.

“Revolucioni është kudo... Liban, është radha jote”, kanë brohoritur protestuesit që ishin mobilizuar nga thirrjet në Facebook.

Sistemi qeveritar i Libanit i ka rrënjët në marrëveshjen e vitit 1943 për ndarje të pushtetit në baza konfesionale. Marrëveshja u miratua pas pavarësisë së vendit nga Franca.

Me qëllim ruajtjen e bilancit midis 18 sekteve fetare, traktati kërkon që presidenti të jetë i krishterë, kryeministri mysliman sunit, ndërsa kryetari i kuvendit mysliman shiit. Edhe postet e tjera qeveritare janë të ndara sipas përkatësisë religjioze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›