Krimi ne Shkoder arrest me burg per 25-vjecarin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e arrestit me burg
për 25-vjeçarin Leonard Nika, i cili akuzohet nga policia si bashkautor
në vrasjen e dyfishtë e ndodhur 5 ditë më parë ku babë e bir, Frederik
dhe Jurgen Marku u ekzekutuan para spitalit të qytetit të Shkodrës.
Në lidhje me kete krim policia arrestoi nje dite pas ngjarjes shtetasin Leonard Nika banues ne lagjen "Tre Heronjtë" në Shkodër dhe ka shpallur në kërkim dhe një tjetër person që dyshohet se është dhe ekzekutori.
Burime konfidenciale pohuan se i arrestuari nuk e ka pranuar akuzen e bashkautorit. Ai eshte shprehur se palet ne konflikt i njeh si bashkefshatare te zones. Policia nderkohe eshte ne kerkim te autorëve te tjere te kesaj ngjarje te rende qe eshte shoqeruar edhe me djegien e hotelit qe ishte ne pronesi te dy viktimave.
E gjithë ngjarja e rëndë, ku mbetën të vrarë babë e birë dhe u dogj hoteli i tyre, ka pasur një motiv krjet banal. Sherri ka nisur nga një konflikt i çastit mes viktimës dhe autorëve në lidhje me pluhrin në rrugë që shkaktonte automjeti i autorëve në fshatin Theth, pranë hotelit të viktimës.
Autorët e ngjarjes, që janë nga Dukagjini por banues në Shkodër, kanë qenë atë ditë në Theth për një drekë, por në hyrje të fshatit janë ndalur nga viktima Frederik Marku, i cili bashkë me të birin u kanë thënë tre të rinjve që të ulin shpejtësinë e makinës sepse po bënin pluhur.
Mes paleve ka nisur një debat dhë babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku kanë goditur me mjete të forta tre personat që ndodheshin në makinë. Më pas dy palët janë shoqëruar në polici, por vetëm dy orë pasi kanë dalë nga komisariati, dy familjarët janë qëlluar për vdekje nga dy persona që lëviznin me motor.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme policia e Shkodrës prangosi 25-vjeçarin Leonard Nika, si bashkautor në vrasjen, por i arrestuari mësohet se nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim për ngjarjen edhe një person tjetër, i cili dyshohet që është dhe personi që ka kryer ekzekutimin.