E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham kerkohet ne Angli


Vitet kalojnë, por David Beckham vazhdon të jetë i kërkuar në tregun e futbollistëve, sidomos atë anglez.

Mesfushori i Los Angeles Galaxy po ndiqet nga Tottenham dhe QPR. Harry Redknapp, trajneri i Tottenham, u shpreh për ‘The Sun’: “Nëse Beckham kërkon të rikthehet në Premier League, do ta prisja me krahë hapur.”

Shpejtësia dhe forma fizike nuk janë më ato të viteve të arta, por 36-vjeçari ka ende admirues të lojës së tij.

“Ai është ende në gjendje të luajë në Premier. Nuk ka rëndësi nëse ka humbur ose jo shpejtësinë. Beckham është një lojtar që ka një cilësi pasimi të jashtëzakonshme. Ka shumë talent dhe është gjithashtu një shembull për të rinjtë”, shtoi Redknapp.

Vitin e kaluar, David Beckham është stërvitur me lojtarët e Tottenham Hotspurs, por nuk luajti me ta sepse nuk u arrit marrëveshja me amerikanët e Galaxy.

Këtë herë gjërat janë ndryshe: kontrata e Beckham me Los Angeles Galaxy skadon në vitin 2012 dhe mesfushori nuk ka vendosur ende ku do të vazhdojë karrierën e tij.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Milan, Cassano ul në stol Paton
Antonio Cassano do ta nisë ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Lazios si titullar duke lënë në stol brazilianin Alexandre Pato. “Shtëpia” e re e Juventusit
Me një ceremoni spektakolare është përuruar stadium i ri i Juventusit që tashmë është në pronë të klubit, pas 114 vitesh.
Seria A, tre lojtarë shqiptarë
Të premten fillon sezoni i ri i Serisë A me ndeshjen e parë, Milan-Lacio. Allegri: Barcelona? Më parë mendojmë për Lazion
“Me Lazion është ndeshja më e vështirë që Milani do të luajë deri në dhjetor.” Cristiano: Dua të fitoj sërish Champions
Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid, është shprehur në një intervistë për uefa.com se ekipi ku ai bën pjesë duhet të fitojë një titull të rëndësishëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajmet kryesore

Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Reagojnë krerët e vendit; gjyqtaret: Po mbillet klimë terrori
Aleanca Kuqezi: Të zbardhen bisedimet Haxhinasto-Zepos
Sindikatat padisin ACR-në
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
Gaboni njeh Kosovën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›