Krimi ne familje, hetim denoncimeve
Policia do te hetoje cdo denoncim apo telefonate te qytetareve per te parandaluar krimin ne familje. Neglizhenca vitet e kaluar per regjistrimin dhe evidentimin e te gjitha veprave penale eshte bere shkak qe fenomeni te vinte ne rritje, apo te fshihej duke mbuluar ne disa raste edhe motivin e disa prej ngjarjeve. Por, tashme, kreu i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, zbulon, ne nje interviste ekskluzive per gazeten "Koha Jone", strategjine per te parandaluar fenomenin nepermjet hetimit e verifikimit te cdo ankese apo telefonate. "Krimi ne familje nuk ka pesuar rritje ne krahasim me vitet e kaluara, megjithese mbetet nje shqetesim, por me pare veprat penale nuk evidentoheshin", shpjegon kryepolici. Ndersa ve ne dukje se per vitin 2007 nuk ka pasur asnje krim per motiv gjakmarrjeje, por vetem hakmarrje pas grindjeve te rendomta mes autoreve e viktimave. Prenci flet edhe per "lumin" e telefonatave me ankesa te ndryshme te qytetareve apo denoncimet ne anonimat. Operacionet antikorrupsion dhe arrestimin e zyrtareve, goditjen e trafiqeve dhe krimit te organizuar.
Viti qe po mbyllim eshte shoqeruar me shume ngjarje e zhvillime ne Policine e Shtetit. Cili eshte vleresimi juaj si drejtues i uniformave blu per 2007-en?
Gjate vitit 2007, Policia e Shtetit ka perballuar dhe zbatuar te gjitha detyrimet dhe prioritetet qe ishin vene perballe uniformave blu. Prioritet kryesor per kete vit qe po mbyllim kane qene reforma legjislative, organizative, teknologjike, rritja e nivelit te sigurise ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, lufta me tolerance zero ndaj terrorizmit, krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, menaxhimi i integruar me sukses i kufijve, rritja e besimit te komunitetit ndaj Policise se Shtetit dhe punes se saj. Ne vitin 2007, kemi shifrat me te mira nder vite, ne krimin kunder personit, krimin ndaj prones, luften kunder krimit te organizuar, luften ndaj trafikut te droges, qenieve njerezore, trafikut te armeve.
Mund ta perkthejme ne shifra punen e policise gjate vitit qe po mbyllet?
Ne kete vit ne vendin tone kane ndodhur 9888 vepra penale, nga te cilat 80 per qind jane zbuluar. Duke i ndare ne sektore, kemi situaten e meposhtme: ne krimet kunder personit kemi nje rritje te zbulueshmerise qe shkon ne shifrat e 97 per qind, veprave te ndodhura qe jane zbuluar. Duhet te permendin se ne kete vit eshte rritur ndjeshem fluksi i telefonatave qe jane bere nga qytetaret, te cilet kane kerkuar ndihme, apo kane bere denoncime per ngjarjet qe po ndodhnin, apo probleme qe kane te bejne ne lidhje me sigurine dhe rendin. Kemi nje rritje te telefonatave ne dy here me shume se ne vitin 2005 dhe 15 mije telefonata, me shume se ne vitin 2006. Gjithsej kemi ne vitin qe po mbyllim 52022 telefonata te bera nga komuniteti ne qendrat apo sallat operative te policise, te gjitha te bera ne numrin pa pagese, 129.
Duket sikur veprat kriminale ne krahasim me vitin 2006 vine ne rritje?
Evidentimi vjen nga perqendrimi i punes se policise. Cdo vit kemi nje rritje te evidentimit te veprave penale te kryera ne vendin tone, dhe kjo eshte nje gje e mire, qe tregon punen e policise, e cila ka qene dhe eshte nje nga prioritetet e uniformave blu. Ne pamje te pare te shikosh shifrat e krimeve duket se ka pasur nje rritje te kriminalitetit, por ne fakt nuk eshte keshtu. Kemi nje evidentim me te plote te te gjitha gjerave qe ndodhin ne vendin tone ne te gjithe kohen, qe ka te beje me sigurine dhe rendin e publik.
Rritja e numrit te denoncimeve duket se tregon edhe nje kurbe ne rritje te kriminalitetit?
Ka qene nje problem me pare qe dhe pse behej denoncimi nga qytetaret, keto vepra penale nuk regjistroheshin dhe nuk fillonin procedurat penale per to. Ne kemi synuar se per cdo denoncim te ardhur ne polici te nisim veprimet procedurale dhe te krijohet nje dosje e vecante per cdo ankese apo denoncim, qe ka elemente te nje vepre penale ne te. Kjo shpjegon pse shifrat e regjistruara jane me te larta. Behet evidentim per cdo ngjarje te ndodhur.
Po per krimin e organizuar dhe fenomenet e trafiqeve, cilat jane shifrat sekrete te operacioneve te zhvilluara. Po per krimin e vrasjes?
I vetmi sekret per operacionet jane metodat speciale te hetimit. Kete vit jane zhvilluar 64 operacione policore, nga Departamenti i Hetimit te Krimeve, jane goditur 131 grupe kriminale me 503 te arrestuar. Keto grupe jane te perfshira me trafikun e droges, korrupsionin dhe krimin ekonomiko-financiar, me trafiqet e paligjshme, ngjarje te renda te ndodhura vite me pare. Nese hedhim nje veshtrim mbi vrasjet, qe eshte krimi me i rende kunder personit, nga viti 1992 deri ne vitin 2007, kemi nje ulje te ndjeshme te kesaj vepre penale dhe jane dy vitet e vetme, ku shifra e krimeve eshte poshte numrit 100, te vrasjeve ne vit dhe zbulueshmeria eshte 91 per qind. Ne vendin tone, gjate vitit 2007, numri i vrasjeve per gjakmarrje eshte zero, kur dihet qe ne vitin 1998 kane qene 48 vrasje per kete veper penale, e cila ka ardhur duke u ulur cdo vit dhe te kemi kete numer per vitin qe po mbyllim. Kete vit nuk kemi asnje vrasje te ndodhur per gjakmarrje. Nga ana tjeter, kemi nente vrasje per hakmarrje, duke perfshire dhe ngjarjet e fundit qe kane ndodhur.
Ne lidhje me ngjarjet e vjetra te pazbuluara, do vazhdoni te hetoni edhe gjate vitit 2008, apo do te mbyllen. Do hetohet nga viti 1991 e me pas, apo qe prej 1997 e me pas?
Kemi intensifikuar punen per zbulimin ne te gjithe vendin per zbulimin e ketyre ngjarjeve, kemi ngritur grupe pune ne te gjitha komisariatet me specialistet me te mire dhe per kete kemi nje dyfishim te ngjarjeve te vjetra qe jane zbuluar ne krahasim me vitet e kaluara. Nese gjate vitit 2006, kemi 40 ngjarje te vjetra, te cilat jane zbardhur, kete vit jane zbuluar dhe derguar para drejtesite autoret e 76 veprave penale te vjetra. Zbulimi i tyre do te jete prioritet i viteve ne vazhdim. Nderkohe qe ngjarjet me te shumta te zbuluara jane ato te viteve 1997-98, pasi dhe numri i vrasjeve te ndodhura ne ate vit eshte shume i madh, 1542 vrasje dhe detyrimisht peshen me te madhe te ngjarjeve te vjetra te zbuluara e ze ky vit. Por, kjo nuk do te thote qe nuk do te hetojme apo kemi hetuar dhe ngjarje te vjetra te ndodhura ne vitet e tjera, perpara apo pas 1997. Ne fakt, ne vitin per te cilin po flasim, policia nuk ka qene ne gjendje te kryeje te gjitha veprimet e plota hetimore, per te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur.
Vrasjet e ndodhura me paramendim dhe krimet ne familje, duket sikur kane pesuar nje rritje dhe jane bere nje fenomen qe ka tronditur shoqerine shqiptare. C'mendoni per kete fenomen?
Nese do te shohim ne total ne shifrat e vrasjeve te ndodhura, kemi nje numer pak a shume te njejte mes vrasjeve me paramendim dhe atyre te ndodhura ne familje. Vrasje me paramendim gjate tre viteve jane pak a shume te njejta, qe variojne nga 42 ne 43 vrasje. Nderkohe qe vrasje ne familje jane 22 dhe 23 ngjarje te tilla te renda te ndodhura ne dy vitet e fundit. Nderkohe qe krimi kunder personit dhe prones ka ardhur ne ulje gjate ketij viti, ne krahasim me dy vitet e fundit dhe nga ana tjeter kemi nje rritje te zbulueshmerise dhe arrestimit te autoreve te ketyre veprave penale. Nderkohe qe kemi nje rritje te kapjes se personave ne kerkim, 1121 persona, qe kane qene ne listat e policise. Me Interpolin kemi pasur nje bashkepunim shume te mire, ku jane arritur qe te kapen 117 persona, ne shtete te ndryshme te Evropes, ku per 85 per qind te tyre eshte bere ekstradimi ne vendin tone, ndersa per pjesen tjeter vazhdojne procedurat. Sektori i luftes kunder droges ka sekuestruar 127 kilograme heroine dhe 13 kilograme kokaine, ku krahasuar me vitet e kaluara kemi nje rritje te sasive te kapura dhe arrestimin e personave qe merreshin me kete aktivitet. Jane aplikuar me sukses metodat speciale te hetimit qe i favorizon dhe ligji bashkekohor qe kemi ne dispozicion.
A ka nje strategji per minimizimin apo parandalimin e krimit ne familje?
Eshte nje fenomen qe na shqeteson te gjitheve. Fatmiresisht nuk jemi te vetem ne luften ndaj ketij problemi, pasi ka nje angazhim dhe nga strukturat e tjera te qeverise dhe te shtetit dhe duhet te sensibilizohen te gjithe faktoret qe mund te japin kontributin ne kete pike. Detyra e policise eshte identifikimi i rasteve te konflikteve, per te nisur punen e saj per te parandaluar ngjarjet e renda. Per kete gje ne kerkojme ndihmen e qytetareve per informimin per te gjitha rastet. Ne kemi pasur raste te konflikteve ne familje dhe kemi parandaluar ngjarje te renda, qe mund te ndodhnin. Vitin e kaluar nga organizata "Amnesty Internacional", kemi pasur pergezime ne lidhje me kete gje. Denoncimi nga qytetaret eshte hapi me i rendesishem qe mund te behet per parandalimin dhe evitimin e ngjarjeve te renda kriminale. Nese ka denoncim, policia ka detyrimin per te shkuar dhe hetuar ngjarjet.
Po per shifrat e trafiqeve te qenieve njerezore dhe femrave per qellime prostitucioni, pasi ne shume raste vajzat shfrytezohen edhe brenda vendit per prostitucion?
Po te shikojme kete lloj vepre penale, kemi nje ulje te trafikut te femrave dhe atyre te femijeve. Nese ne vitin 2004 kemi pasur 66 raste te trafikut te femrave, kete vit kemi 11, ndersa ne vitin 2004 kemi pasur 17 raste te trafikut te femijeve, kete vit kemi vetem 2 procedime penale te regjistruara. Ne te ardhmen do te forcojme punen, duke vendosur police femra neper pikat kufitare, qe per personat, te cilet riatdhesohen ne Shqiperi, do t'u nenshtrohen nje intervistimi te plote dhe evidentimin e personave te trafikuara per qellime shfrytezimi per vendet e Evropes. Ky trafik po goditet edhe brenda vendit, per sa i perket vepres se shfrytezimit.
A do te vazhdojne operacionet kunder korrupsionit, duke marre shkak nga goditjet me te fundit dhe arrestimin e shume zyrtareve?
Patjeter qe goditja e korrupsionit do te vazhdoje nga strukturat tona. Lufta kunder korrupsionit ka qene efektive dhe nje nder prioritet tona dhe te qeverise. Sektori i krimit ekonomiko-financiar, ka rritur ne maksimum evidentimin e veprave penale qe kane te bejne me korrupsionin, mashtrimet, falsifikimet, vjedhje duke shperdoruar detyren etj. Gjate ketij viti, kemi 1782 vepra penale te evidentuar ne kete vit, per veprat e mesiperme. Jane rreth 1548 persona te arrestuar per keto akuza. Nderkohe qe dhe publiku i gjere eshte njohur me operacionet e bujshme te bera ndaj krimit ekonomik. Po te shikojme ne vite ne lidhje me kete lloj vepre penale, ne vitin 2005 kemi pasur 22 grupe te goditura, ne vitin 2006, 26 grupe kriminale dhe ne vitin 2007, 48 grupe te tilla.
Prenci: Patrullat vene dhe gjoba
Kryepolici Ahmet Prenci flet edhe per ankesat e qytetareve ne lidhje me gjobat qe vendos Patrulla e Pergjithshme, nje strukture e re policore qe se bashku me Policine Rrugore ka te drejten te gjobise shoferet. "Patrullat e Pergjithshme kane filluar te funksionojne ne Tirane, jo me kapacitet te plote, pasi shkollimi ne Akademine e Policise vazhdon per te gjithe efektivat e rolit baze, por do te shtrihen ne te gjithe territorin e vendit", shpjegoi drejtori i Pergjithshem i Policise. Ndersa per ankesat e shofereve, ai thote se qytetaret jane njoftuar se kjo patrulle do te kete te drejten per te vendosur gjoba kur konstaton shkelje te Kodit Rrugor. "Ne e kemi bere publike kete fakt, qe patrulla e pergjithshme do te kishte te drejte te vinte gjoba ndaj drejtuesve te mjeteve", thote Prenci.