Rubiku, atje ku ligjin e bejne armet
Nje dite pas krimit, qe mori jeten e 31-vjecarit David Perkola, banoret e Rubikut denoncojne faktin se prej muajsh jane te detyruar te jetojne nen kercenimin e antiligjit. Ne regjistrat policore te Mirdites, per llogari te Rubikut jane te regjistruara jo pak incidente me arme. Banoret tregojne se, kryesisht, ne oret e mbremjes, ne shume prej lokaleve te qytetit mund te konstatosh te rinj me pistoleta ne brez. Mosprania e policise dhe shkrirja e saj, ka bere qe ky qytet te duroje ne nje fare mase vizitat edhe te miqve "te pa ftuar" nga Laci, Lezha apo edhe Puka.
Qyteti i Rubikut, ndonese nder me te vegjlit ne vend, eshte mjaft i njohur per faktin se qindra automjete qe kane si destinacion Kosoven dhe disa prej qyteteve te veriut te vendit, jane te detyruara te kalojne mes per mes ketij qytetit. Per te gjithe udhetaret, ky qytet konsiderohej si "qyteti me porta te hapura", ndersa prej disa muajsh ate pa frike mund ta quash "han pa porta". Ajo cfare bie ne sy pikesepari, me te prekur kufirin e ketij qyteti, eshte nje godine dykateshe, ne murin e se ciles ka mbetur emertimi "Posta e Policise". Prej disa muajsh, kjo godine eshte e kycur dhe ne dekompozim te plote. Reforma ne polici u pasua me shkurtime drastike ne komisariatin e policise se Mirdites dhe per pasoje kjo poste u shkri. Ndoshta eshte rast unikal qe per 6000 banore te ketij qyteti nuk ka ne dispozicion asnje uniforme polici.
Njeri prej pronareve te lokaleve te Rubikut thote, per "Koha Jone", se, "ndonese paguajme te gjitha taksat, jemi te detyruar qe te mbyllim lokalet me te rene mbremja, pasi ky eshte momenti kur shume te rinj te armatosur vijne per t'u dehur pa pasur asnje frike nga shteti. Pas kesaj, ata nuk e kane problem per te drejtuar dhe mbushur pistoletat ne lokal, duke terrorizuar te gjithe klientet". Vete ky pronar, qe kerkon te mbetet anonim, tregon se ka njoftuar me shkrim dhe me poste te rregullt zyrtare, per nje ngjarje te pakendshme nga elemente te tille, te cilet gjejne terren nga mungesa e policise.
Deshton operacioni, shperblim per informatoret
Burime nga policia e Mirdites bejne te ditur se ne oret e para te mengjesit te djeshem ka deshtuar nje operacion policor per prangosjen e 27-vjecarit Fatmir Tuci. I kerkuari eshte rrethuar rreth ores 05:00 te mengjesit te djeshem ne fshatin Katund i Vjeter, rreth 5 kilometra larg qytetit te Rubikut. Burimet bejne te ditur se Tuci ka mundur te caje rrethimin, duke perfituar nga njohja e terrenit dhe nga fakti qe ne ate ore pamja ishte e kufizuar. Sipas burimeve, ndersa policia ngushtonte "daren", ai ka marre me zvarritje nje shteg malor, duke i humbur nga syte policise. Burime nga policia e Mirdites shtojne se uniformat blu kane kerkuar bashkepunimin e komunitetit te zones per kapjen e te dyshuarit si autor i krimit. Policia ka ofruar shperblim per personat qe do te informojne ne lidhje me vendndodhjen e Fatmir Tucit, duke paralajmeruar njekohesisht perballjen me ligjin per ata qe do ta strehojne apo do ta ndihmojne gjate arratise.
Fatmir Tuci: "Duan te me vrasin"
Ne Rubik meson se Fatmir Tuci ishte nje nder te rinjte qe dilte gjithnje me pistolete ne brez, nga frika e hakmarrjes prej Perlaleve. Baristja e nje lokali, ku ai vinte shpesh, tregon per "Koha Jone" se diten e krimit, Tuci i ka pohuar se ndihej i kercenuar. I pyetur nga punonjesit e lokalit, ai ka thene se "nje jave me pare, David Perlala ka tentuar te me vrase me nje pistolete, por per fat ajo eshte bllokuar". "Ate pasdite, piu me pak se zakonisht dhe ishte me i heshtur", kane treguar punonjesit e lokalit.
Si u vra 31-vjecari
Rreth ores 17:00 te mbremjes se dy diteve me pare, Fatmir Tuci ka mberritur te lokal "Shelgu" ne qender te qytetit te Rubikut. Afro gjysme ore me vone ne lokal kane hyre me vrull David Perlala me njerin prej vellezerve te tij. Pa asnje paralajmerim ata jane drejtuar per nga Fatmiri per ta qelluar me sende te forta. Deshmitaret i kane treguar policise se Fatmir Tuci ka reaguar menjehere, duke drejtuar armen per nga Davidi, drejt te cilit ka shtene dy plumba. Pas kesaj, ai ka dale me te shpejte per ne drejtim te paditur, ndersa kalimtare te rastesishem kane nisur me te shpejte viktimen per ne qytetin e Rreshenit, 12 km nga vendi i ngjarjes. Ne spital ka ardhur pa ndonje shenje jete, ndersa mjeku reanimator, pak minuta me vone, ka njoftuar vdekjen e te riut.
Rubiku i zbrazur diten e festes
Festa e Krishtlindjeve eshte ndjere shume pak ne qytetin e tronditur nga vrasja e nje nate me pare. Rruget jane pothuajse te boshatisura dhe vetem ndonje lokal i vogel ka brenda shume pak kliente. Lokali te "Shelgu", ku ndodhi vrasja e nje nate me pare eshte i mbyllur ne te dyja portat kryesore. Brenda tij thuhet se asgje nuk eshte prekur qe nga momenti kur ndodhi vrasja. Nje grumbull tavolinash te pergjakura presin grupin hetimor kur te vije pas festes per te bere verifikimet perkatese. Ndersa eshte e veshtire per te gjetur deshmitare te nje nate me pare. Ndue Kola, nje banor i Rubikut, thote se ngjarja ndodhi sa te hapesh e te mbyllesh syte. "Jane pare siluetat e vellezerve Perlala qe jane futur ne lokalin ku gjendej Fatmir Tuci, me disa miq te tij. Pas kesaj, jane ndjere dy te shtena pistolete dhe njerez qe dilnin me shpejtesi nga lokali". Kola thote se pas disa minutash u mesua se ishte vrare David Perlala.
Fatkeqesite, 4 varre ne 3 vjet
I pari qe ka vdekur ne kete familje, vitet e fundit ka qene kryefamiljari Pal Perlala. Vdekja e tij ka qene aksidentale tre vjet me pare gjate punes te pompat e metalurgjise. Ai njihej si nje njeri i urte, i cili kishte lindur dhe rritur shume femije. Pas tij, vdekja do te merrte vajzen e shtepise, motren e Davidit, e cila thuhet se ka rene aksidentalisht nga kati i peste, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjehershme. Pas saj ne radhe vjen vdekja e vellait me te madh te Davidit, Viktorit, i cili ka humbur jeten aksidentalisht gjate rrugetimit ne afersi te fshatit Fierze, ne Rubik. Vdekja e radhes eshte ajo e Davidit, dy dite me pare, nga plumbat ne qender te qytetit te Rubikut. Ceremonia mortore ka vijuar gjate dites se djeshme ne pallatin pesekatesh ne lagjen e re te qytetit. Te afermit e familjes nuk kane preferuar te komentojne ngjarjen e rende, ndersa kane kerkuar qe policia te beje punen e saj per te prangosur autorin dhe te zbardhe ngjarjen, e cila u pasua nga vrasja e te riut.