E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi nuk ndalet, dy vrasje në Sarandë dhe Durrës (dhe një e aksidentuar për vdekje në Durrës)

vrasje

Krimi ka marrë kontroll të plotë mbi vendin duke bërë kërdinë.

Dy vrasje janë shënuar në orët e mbrëmjes në Durrës dhe në Sarandë.

Në Sarandë ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëndre.

Dy të moshuar janë përplasur për çështjen e një kullote.

Sokrat Shito, 83 vjeç, ka qëlluar mbi 82- vjeçarin Jorgo Kurtin, që ka gjetur vdekjen në vend.

Policia ka arrestuar autorin e krimit.

Ndërkohë i ekzekutuari në Durrës është 28- vjeçari Festim Lamja.

Krimi ka ndodhur në fshatin Radë.

Lamja, i shoqëruar nga vëllezërit, ka pasur një konfrontim fizik me disa të rinj të fshatit, konflikt që më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Të shtënat në orët e vona kanë alarmuar fshatin, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim nga policia.

Po në Durrës një e moshuar është aksidentuar për vdekje ndërsa kalonte rrugën në zonën e plazhit.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së plazhit në Durrës, ku 77-vjeçarja Zyra Dushku, teksa kalonte rrugën, është përplasur nga një fuoristradë Mitsubishi me targa AA 865 EC, e drejtuar nga 21-vjeçari Ardi Braci./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›