E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ja pse nuk e hap Kuvendin, Rama ikën shumë shpejt nga pushteti

dokuKryeministri në largim, Sali Berisha, në orët e fundit në pushtet, deklaron se nuk do hapë seancën e parë të Kuvendit të ri pasi kjo mazhorancë erdhi në pushtet përmes mashtrimeve dhe do të ikë shumë shpejt nga pushteti.

Të dashur miq, unë dua t’ju sqaroj pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se ne kaluam në opozitë, por sepse kjo mazhorancë erdhi në pushtet me mashtrime antiglobaliste, si ato të Papandreut në Greqi. Papandreu mashtroi grekët, duke iu deklaruar se “paratë janë, por duhet të jemi ne”, pra duhet të më votoni mua për të dalë nga kriza.

Miku i tij në Shqipëri, “Piktori” i dështuar, duke përdorur si dëshmitar të rremë Ilir Metën, iu premtoi shqiptarëve se shërbimi shëndetësor do të jetë falas, pa kontribute; legalizimet do bëhen falas; çmimet do ulen për të gjitha ushqimet dhe energjinë për të gjithë shqiptarët, taksat do ulen për 95 % të shqiptarëve; do të krijojë 300 000 vende pune dhe të përndjekurit do t’i dëmshpërblejë brenda dy viteve, madje me 25 euro për diteë e vuajtjes. Por, për të arritur këto, duhet të më votoni.

Dy vjet pas mega-mashtrimeve, Papandreu zhyti shume thellë Greqinë në krizë, ndaj dhe qytetarët i prenë biletën dhe ai u zhduk. Së shpejti, me siguri kjo do ndodhë edhe me Edi Ramën në Shqipëri. Kjo mazhorancë nuk qëndron, sepse është ngritur mbi mega-mashtrimin, paratë e drogës dhe krimit të organizuar, shkruan Berisha në FB./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›