Krimi trondit Tiranën, dy të vdekur
(E PERDITESUAR)- Dy krime të rënda kanë ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Një person është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë qëlluar brenda në shtëpinë e tyre me armë. Prej tyre nje ka vdekur, dy te tjere jane plagosur rende.
Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën Qemal Stafa, pranë Profarmës, ku 40-vjeçari Artan Këllezi është goditur me thikë brenda një pike basti. Ai ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa policia arrestoi autorin pak më vonë. Borxhi dyshohettë ketë qenë motive i këtij krimi të rëndë.
Një ngjarje edhe më e rëndë ka ndodhur në një banesë pranë shkollës Bajram Curri, kur tre persona, burrë e grua dhe dhëndri i tyre, janë qëlluar brenda në shtëpinë e vet me kallashnikov. Autori i ngjarjes është Ylli Elmazi. Sipas policisë, vajza e autorit ishte rrëmbyer nga ana e djalit i të plagosurve. Hanife Hasani, nje nga te plagosurat, ka gjetur vdekjen sot paradite ne spital.