E Diel, 1 Nëntor 2026

RAI i kushton një reportazh të posaçëm Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA

Tiranë, 30 Qershor 2011 NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, dëshiron të ndajë me ju gëzimin për jehonën që po i bëhet nga mediat prestigjioze ndërkombëtare.

RAI – Radio Televizioni Italian i ka kushtuar Agjencisë NOA një reportazh të posaçëm i cili u transmetua këto ditë në rrjetin televiziv italian RAI, përkatësisht në kanalin RAI TRE dhe kanalin RAI MEDITARREAN si dhe në faqen zyrtare RAI.TV.

Programi special erdhi në kuadrin e një turi në Mesdhe që ka ndërmarrë RAI në kuadrin e programit RAI New Media për të parë nga afër zhvillimin e informacionit online, ku në Shqipëri ka zgjedhur Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA.

Reportazhi i dedikuar, u përgatit në Tiranë dhe Durrës nga një grup xhirimi i ardhur enkas në Tiranë, drejtuar nga znj. Maria Buonsanto, përgjegjëse për projektin MediterRaid në rrjetin televiziv Italian RAI.

Grupi i xhirimit vizitoi ambientet e punës së redaksisë së NOA, si dhe intervistoi drejtuesi të saj, anëtarë të Bordit të Etikës, e po ashtu redaktorët përgjegjës të NOA, Albana Qehajaj, Eglantina Nasi, Irma Toptani, Ariola Ymeraj, Rid Bulku, etj.

Grupi i xhirimit realizoi edhe vox pop me qytetarët duke i pyetur ata mbi ndjekjen e agjencisë NOA si dhe mbi zhvillimin e informacionit online në Shqipëri.

Maria Buonsanto, përgjegjëse për projektin MediterRaid në rrjetin televiziv Italian RAI, duke folur me agjencinë NOA tha se turneu i tyre përfshinte rreth 28 vende të Mesdheut, ku disa prej tyre u përjashtuan për shkak të trazirave politike, si Libia, etj.

Një përmbledhje të reportazhit ju mund ta shikoni online tek faqja kryesore e NOA, më poshtë ose në këtë link.

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT1_1 = { params : { wmode : "opaque", allowscriptaccess : "always", allownetworking : "all", allowfullscreen : "true"}, flashvars : { file : "http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DEFjtYZpwEdw", volume : "80", bufferlength : "8", quality : "false", 'logo.file' : "http%3A%2F%2Fnoa.al%2Fwp-content%2Fthemes%2Frt_afterburner_wp%2Fimages%2Fvid-logo-noa.png", image : "http%3A%2F%2Fi.ytimg.com%2Fvi%2FEFjtYZpwEdw%2F0.jpg", title : "NOA%20RAI", linktarget : "_self", autostart : "true"}, attr : { id : "WT1", name : "WT1"}, start : function() { swfobject.embedSWF("http://www.noa.al/wp-content/uploads/player.swf", "WT1_1", "660", "440", "9.0.0", false, this.flashvars, this.params , this.attr ); } } WT1_1.start();

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›