Kukan: Nëse miratohen 3 ligjet Shqipëria merr statusin kandidat
Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për mediat shqiptare në Bruksel, deklaron se vetëm me votimin e 3 kushteve të mbetura në parlamentin shqiptar; Shqipëria mund të bindë edhe vendet anëtare më skeptike që vendi e meriton statusin e kandidatit
Si mund ta interpretojmë votën e Komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian për projekt-rezolutën mbi integrimin europian të Shqipërisë?
Kjo projekt-rezolutë u aprovua me qëllim që të nxisi popullin shqiptar, politikanët dhe liderët e tij për të plotësuar kushtet përcaktuara qartë në opinioinin e Komisionit Europian. Tashmë është e qartë për Shqipërinë se cilat janë kushtet për tu plotësuar. Opinionin i Komisionit Europian është shumë i favorshëm për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë , por për këtë nevojitet që parlamenti shqiptar të aprovojë tre ligjet e mbetura. Është po ky formulim që kemi ruajtur edhe në rezolutën e komisionit t jashtëm të Parlamentit Europian. Samiti i dhjetorit po afron, por ora e reformave ka ndaluar në Shqipëri, pasi parlamenti shqiptar nuk ka aprovuar ende çështjet e mbetura. Nëse do të isha një politikan shqiptar nuk do më zinte gjumi pa plotësuar kushtet për të marrë statusin e kandidatit. Pa plotësimin e tre kushteve që janë cilësuar kaq qartë nga Komisioni Europian, nuk e di se si mundet të binden shtete anëtare skeptike që mendojnë se Shqipëria mund të presë
Por fjalimi i komisionerit Füle në Zagreb ishte shumë inkurajues. Ai deklaroi, se Komisioni nuk po propozon hapjen e negociatave, por statusi i kandidatit është i arritshëm, brenda mundësive. Ç’do të thotë kjo?
Kjo është e vërtetë. Unë isha prezent dhe e dëgjova ç’farë tha. Komisioneri shkoi madje dhe më tutje duke thënë, se Shqipëria ka bërë progres domethënës. Për mua, deklarat ishte qartësisht një inkurajim politik për klasën politike që ajo të vihet në lëvizje për të kryer punën që mbetet. Nëse komisioneri tha statusi është brenda mundësive, kjo do të thotë për klasën politike shqiptare : Ju lutem na dërgoni konfirmimin që parlamenti aprovoi tre ligjeve. Nuk duhet të jetë kaq e vështurë, duke qenë se forcat politike shqiptare kanë hyrë në një fazë të re dilogu politik, që ne shpresojmë që të vazdhojë dhe të jetë e qëndrueshme. Kjo do të thotë qartësisht që me të përmbushur këto tre kushte, Komisioni është i gatshëm t’ju drejtohet vendeve anëtare pa pritur domosdoshmërisht samitin e qershorit. Për shembul këtë vit, Serbia e mori statusin e kandidatit në 1 mars. Komisioni Europian tregon gatishmërinë që të njoftojë Këshillin e ministrave të BE-së sapo Shqipëria të përmbushë kushtet, që erdhi koha ti jepet statusi i vendit kandidat. Pra, nuk keni nevojë të prisni 1 vit apo më shumë. Komisioneri është gati të veprojë menjëherë; Kështu përkthehet deklarata e tij, që tatusi është brenda mundësive?
Ju keni qenë ministër i Jashtëm përpara dhe statusi i kandidatit përpara se t’i kalojë liderëve për aprovim, duhet të marrë pëlqimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE. Nëse do të ishit sërish në vendin e ministrit të Jashtëm, do ishit në faor të statusit?
Nëse do të isha ministër i jashtëm, duke parë vlerësimin aktual për Shqipërinë, nuk e di nëse do të votoja pro. Nuk mund të luhet me vendimet e Këshillit të ministrave. Kushtet duhet plotësuar në nivelin 100% dhe pastaj mund të pritet për një konkluzion pozitiv. Nëse kushtet s’janë plotësuar tërësisht, është shumë e vështirë të binden disa shtete anëtare që hezitojnë.