Kriminaliteti, Aleanca Kuq e Zi: Situata në vend alarmante
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka shprehur sot shqetësim lidhur me situatën e kriminalitetit në vend. Sipas Aleancës, krimi ka fituar garën me shtetin, pasi jeta e njeriut nuk garantohet dot.
“Aleanca Kuq e Zi apelon para gjithë opinionit publik dhe ndërkombëtar për situatën alarmante të kriminalitetit në Shqipëri në 3 vitet e fundit dhe veçanërisht në periudhën që po kalojmë. Shqipëria nuk ka njohur në gjithë historinë e saj një situatë kaq të rënduar të krimit kundër jetës.”- thuhet në reagimin e Aleancës.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, "qeveria nuk është e aftë të kontrollojë as unazën e kryeqytetit, në të cilën zhvillohet pjesa më e madhe e vrasjeve".
“Lufta kundër krimit nuk ekziston, pasi është eklipsuar nga lufta e ashpër politike dhe nuk i lejohet hapësirë medias për ta bërë objekt debati.”- nënvizon AK-ja.
(er.nu/BalkanWeb)