E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriminelët shqiptarë në Belgjikë, gati rikthimi

Pak dite me pare kryeministri Sali Berisha firmosi mareveshjen me homologun e tij belg per kthimin e 93 te denuareve qe ndodhen ne burgjet e atjeshme.Belgjika ka sherbyer si strehe per shume prej eksponenteve te rendesishem te botes se krimit.Aktiviteti kriminal i shqiptareve te cilet kane pasur madje edhe rol drejtues ne rrjetet e trafikut ka qene shqetesim i vazhdueshem per autoritetet belge.Shumica prej 93 shqiptareve kane marre denime nen akuzen e trafikimit te sasive te medha te droges ne Belgjike dhe ne vende te tjera te Europes.

Pjesa tjeter i takojne trafikut te prostitucionit dhe me pak vepres penale te fallsifikimit.Ne listen e te denuareve nuk mungojne as vrasesit.Ka mes tyre nga ata qe kane ende hesape te pambyllura edhe me drejtesine shqiptare.Ose kane qene te denuar ne mungese ose kane qene te shpallur ne kerkim nderkombetar.Te ardhurat e rrjedhura nga veprimtaria e paligjshme jane investuar me se shumti ne vendet ku jane kryer veprat penale.Autoritetet shqiptare shprehen te rezervuar ne dhenien e informacionit zyrtar.Emrat e 93 te denuareve nuk behen publik por konfirmohet fakti qe ata kane begraund te pasur kriminal.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›