Zgjerohet greva e metalurgëve, bllokohet shitja e çelikut

Pershkallezohet greva e metalurgeve te Elbasanit. Protestes se 200 metalurgve te uzine se celikut i jane bashkuar edhe 100 te tjere nga uzina e petezimit. Të gjithë metalurgët u grumbulluan para portës kryesore te uzinës së Petëzimit duke mos lejuar te kryhet asnje veprim per shitje celiku dhe blerje skrapi. E gjithe kjo situate eshte shoqeruar me pranine e forcave te policise, e njoftuar nga drejtuesit turq te uzines.
"Po shkelet dinjiteti jone si metalurg te vjeter, me jo me pak se 30 vjet pune secili nga ne", thotë nje metalurg. "Ne nuk kemi te drejte te hyjme ne bisedime me policine po me ata qe jane atje. Mos te na detyrojne te hap deren, mos te na detyrojne qe policia te na marri e te na coje atje, se nuk ka asnje lloj problemi. Ne merremi vesh, dhe ata te vijne te ulen se dhe me ata do merremi vesh", thote nje tjeter.
Metalurget kerkojne zbatimin e plotë të kontratës kolektive dhe pushimin e tre drejtuesve të uzinës së çelikut, pas dhunes se ushtruar ndaj nje metalurgu. Kerkesave te tyre per rritje page dhe permiresim te kushteve te punes i eshte shtuar edhe ajo per pezullimin e pushimeve nga puna të afro 60 metalurgëve jo shumë kohë më pare, sipas tyre ne menyre te paligjshme. Krerët e sindikatës deklarojne se greva e 300 punëtorëve do të vijojë pa ndërprerje deri kur te arrihet nje zgjidhje per kerkesat qe jane parashtruar, nderkohe qe firma turke e cileson greven te paligjshme dhe paralajmeron zgjidhjen e kontrates kolektive te punes me te gjithe punonjesit.
Besim Dybeli < I mëparshmi