Krimineli nazist i luftes vdes ne Itali

Michael Seifert nje ish-gardian ne kampet naziste te perqendrimit i njohur ndryshe si bisha e Bolcanos per mizorine e tij ka vdekur ne nje spital te Italise ne moshen 86 vjecare.
Ai po shlyente nje denim me burgim te perjetshem ne nje burg ne jug te Italise dhe vdiq ne nje spital te Kazertes ku ishte pranuar vetem pak dite me pare.
Seifert ishte denuar ne mungese ne vitin 2000 nga nje gjykate ushtarake italiane per kryerjen e 11 vrasjeve ne kampin e perqendrimit te Bolcanos.
Ai u ekstradua ne Itali nga Kanadaja ne vitin 2008 dhe pranoi se kishte qene gardian i kampit por mohoi perfshirjen e tij ne akte mizore.
Por deshmitare te ndryshem e kane akuzuar ate se ka lene te burgosurit te ngordhin nga uria ka perdhunuar dhe vrare nje grua shtatezene dhe se i ka nxjerre syrin nje te burgosuri.