E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike 8 ore beteje per vrasjen e bosit

Ka zgjatur tete ore beteja e armatosur per kapjen e bosit meksikan te droges Tony Tormenta qe u mbyll me vrasjen e tij.

Lufta e armatosur eshte zhvilluar ne rruget e qytetit te Matamorosit dhe pervec bosit ka shkaktuar vdekjen edhe te 4 truprojave te tij te 4 marinsave meksikane dhe te nje gazetari.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane sipas te cilave numri i vertete i viktimave te shkembimit te dhunshem te zjarrit eshte 47 te vrare.

Rreth 150 ushtarake te marines dhe ushtrise meksikane te mbeshtetur nga helikoptere dhe xhipa rrethuan bosin mbi koken e te cilit ishin vendosur 5 milione dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›