E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimineli serb, Ojdaniç pendohet krimet në Kosovë

29-01-2013 / Gazeta 55

Zyrtari i parë shtetëror në Beograd që e pranon fajin për krimet ndaj shqiptarëve


I pati fituar 15 vjet burg për krime si këto, që ushtria serbe kreu në Kosovë, gjatë kohës së luftës. E dënimin e marrë më 2009 nga Tribunali i hagës, gjenerali Dragoljub Ojdaniq nuk e ka ndërmend ta apelojë. I pati fituar 15 vjet burg për krime si këto, që ushtria serbe kreu në Kosovë, gjatë kohës së luftës.

E dënimin e marrë më 2009 nga Tribunali i hagës, gjenerali Dragoljub Ojdaniq nuk e ka ndërmend ta apelojë. Ai, të hënën, hoqi dorë nga një gjë e tillë, duke pranuar në njëfarë mënyrë se, e pranon ndëshkimin për atë që ka bërë, si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, më 1998 dhe 1999.

Ky vendim i Ojdaniq u bë i ditur nga mbrojtja e tij. “Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar. Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej dënimin”.

Ojdaniqi që tash u pendua, u ngarkua dhe dënua për dëbim të dhunshëm të shqiptarëve nga Kosova. Bashkëfajtorë me të ishin shpallur edhe gjashtë persona nga ushtria, policia dhe politika serbe. Me pranimin e fajit, Ojdaniq bëhet zyrtari i parë shtetëror në Beograd që e pranon fajin dhë përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë.

Me grupin e tij akuzohej edhe kryetari i Serbisë gjatë kohës së ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, Milan Milutinoviç. Ky i fundit u shpall i pafajshëm, dy vjet më parë, në mungesë provash dy vjet më parë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›