E Martë, 3 Nëntor 2026

Kris arma në Pogradec, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Vizion Plus mëson se ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit, në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.

Burime policore bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Alted Jolldashi, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit.

Drejt tij është qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

Të përfshirët në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›