Krishterimi ne Iliri
Replike me historianin Ilirijan Gjika nga nje artikull i botuar te standardi
Andrea Llukani
Krishterimi ne Iliri i ka fillimet qe nga vitet apostolike qe ne shekullin e pare pas Krishtit. Apostull Pavli gjate udhetimeve te tij misionare ka predikuar krishterimin ne Iliri. Gjate udhetimit te trete misionar qe e filloi ne pranveren e vitit 53 dhe e perfundoi ne veren e vitit 56 Pavli qendroi dy vjet e gjysme ne Efes prej ku u detyrua te largohej pas nje kryengritjeje te paganeve te udhehequr nga argjendari Dhimiter kunder tij. Rremuja e krijuar ne Efes e detyroi apostull Pavlin te shkonte ne Maqedoni dhe prej andej ne Iliri. Kjo deshmi permendet te letra drejtuar Romakeve 15 19 Nga Jerusalemi deri ne Iliri kam kryer sherbimin e Krishtit. Koha e gjate e qendrimit ne Maqedoni na shtyn te mendojme se Pavli ka predikuar krishterimin ne brendesi te Ilirise. Ne Bibel thuhet Dhe si i pershkoi ato krahina dhe u dha shume keshilla Veprat e Apostujve 20 2. Maqedonia ne ate kohe ishte nje province romake ne juglindje te Ilirise prandaj mund te hamendesojme se duke ndjekur udhen Egnatia apostulli i kombeve ka shkuar deri ne Durres. Perhapja e shpejte e krishterimit ne ate kohe favorizohej nga prania e te njejtave rregullave ligjore qe ekzistonin ne gjithe perandorine romake si dhe nga ekzistenca e rrugeve te cilat lidhnin Romen me provincat me te largeta. Qendra te medha si Dalmacia Salona Dyrrahu Nikopoja Butrinti Apolonia etj terhiqnin vemendjen e misionareve te krishterimit. Gjithashtu edhe Udha Egnatia e cila fillonte nga Durresi dhe nepermjet Selanikut te shpinte ne Kostandinopoje luajti nje rol vendimtar ne perhapjen e shpejte te krishterimit ne trevat e Ilirise.
Tek Ungjilli sipas Llukes 10 1 tregohet se Krishti kishte 70 dishepuj Pastaj Zoti caktoi shtatedhjete te tjere dhe i nisi dy nga dy perpara tij ne cdo qytet dhe vend ku Ai do te shkonte. Nje prej 70 dishepujve te Krishtit ishte edhe Qesari te cilin apostull Pavli e vendosi si episkop te pare te Durresit. Qesari ishte hebre me origjine nga Aleksandria pra nga hebrenjte e diaspores. Ai me pare quhej Apolon dhe pas pagezimit mori emrin Qesar. Ne fillim e gjejme duke predikuar krishterimin ne Efes Veprat e Apostujve 18 24 dhe me pas ne Korinth Veprat e Apostujve 19 1. Fama e tij ishte shume e madhe saqe konkurronte edhe vete Pavlin I Korintasve 112. Ne Kodikun 423 qe gjendet ne biblioteken e Jeruzalemit Qesari permendet si episkop i pare i bashkesise se krishtere te Durresit. Po ne kete kodik pas Qesarit ne numrin rendor 56 hasim emrin e Marinit episkopit te Apolonise. Ky fakt na shtyn te hamendesojme se pas predikimit ne Durres dhe dorezimit te Qesarit apostull Pavli te kete shkuar ne Apoloni ku dorezoi ne graden episkopale Marinin. Kjo mendohet se ka ngjare rreth vitit 58 pas Krishtit. Apolonia ne ate kohe ishte qytet i rendesishem dhe fare prane Durresit.
Tek Veprat e Apostujve 17 1 thuhet Dhe pasi kishin kaluar neper Anfipoli dhe neper Apoloni arriten ne Selanik ku ishte sinagogjia e judejve. Lind pyetja A e ka vizituar vertet apostull Pavli Apolonine Teologu Dhimiter Beduli pohon se apostull Pavli ka kaluar nga Apolonia. I te njejtit mendim eshte edhe studiuesi Shaban por historiani Ilirjan Gjika mendon se Apolonia qe ka vizituar apostull Pavli nuk eshte Apolonia e Ilirise por ajo e Maqedonise. Arkeologu Neritan Ceka thekson se greket themeluan 30 qytete me emrin e Apolonit nje prej te cileve ishte Apolonia e Ilirise. Ilirjan Gjika eshte i mendimit qe Apolonia ku ka kaluar apostull Pavli ndodhej midis qyteteve Amfipol sot Neohori dhe Neapolis sot Kavalla. Gjithashtu edhe studiuesi Luan Rama mendon se apostull Pavli nuk ka kaluar nga Apolonia e Ilirise por zbarkoi ne portin e Neapolis dhe me pas u nis drejt Filipes. Ndersa teologu Pirro Kondili verteton se Apostull Pavli ka kaluar vertet neper Apoloni. Kristianizimi i Apolonise mendohet te jete bere ne shekullin e pare pas Krishtit prej apostull Pavlit. Neper Apoloni kalonte dega jugore e Udhes Egnatia ne stacionin qe romaket e quanin Clodiana.
Apostull Pavli gjithashtu ka kaluar nje dimer ne Nikopoje. Kjo jepet te letra derguar Titit 3 12 Kur te dergoj Artemin ose Tikikun bej cmos per te ardhur tek une ne Nikopoje sepse vendosa te dimeroj aty. Me anen e kesaj fraze kuptojme se sapo Artemi dhe Tikiku te mberrinin ne Krete Titi do te nisej te takonte Pavlin ne Nikopoje. Titi nuk ishte episkop i perhershem ne Krete por i derguari i Pavlit. Sipas II Timotheut 4 12 Pavli e dergoi Tikikun ne Efes keshtu qe Artemi vajti ne Krete dhe Titi do te nisej menjehere per ne Nikopoje te takonte Pavlin. Nikopoja ishte vend i njohur klimaterik ne Gjirin e Ambrakise me vendndodhje aty ku eshte Preveza e sotme. Ishte nje nga qytetet kryesore te Epirit dhe lidhej me Udhen Egnatia nepermjet nje degezimi qe kalonte neper Butrint. Me siguri qe Pavli ka pasur miq te krishtere ne Nikopoje te cilet e kane strehuar per te dimeruar aty. Ndonese tek Veprat e Apostujve nuk permendet nese Pavli dimeroi apo nuk dimeroi ne Nikopoje mund te hamendesojme se qendrimi i tij ne ate qytet ka ndodhur gjate nje udhetimi te katert apostolik te cilin e ka ndermarre pasi jane shkruar Veprat e Apostujve. Gjithashtu tek II Timotheut 4 21 Pavli shkruan Perpiqu te vish perpara dimrit.
Titi u thirr prej Pavlit ne Nikopoje me pas e gjejme duke vepruar ne Dalmaci me qellim qe te vizitonte bashkesite e krishtera te krijuara prej tij. Titi ka qene bashkepunetor i Pavlit. Ndonese Lluka nuk e permend tek Veprat e Apostujve Titi behet i njohur me anen e letrave te Pavlit. Per sa i perket origjines Titi ishte grek i parrethprere Galatasve 2 1-5 megjithate Pavli nuk e detyroi ate te rrethpritej. Titi ka shoqeruar Pavlin dhe Barnaben ne udhetimin e dyte misionar nga Antiokia drejt Jeruzalemit per te marre pjese ne sinodin apostolik. Titi ishte personalitet i fuqishem prandaj Pavli i besoi detyra te rendesishme. Te dhena te tjera rreth Titit kemi tek II Timotheut 4 10 ku Pavli e dergoi ne Dalmaci Kroacia e sotme e cila bente pjese ne provincen e Ilirise. Pavli i shkruan Timotheut ne letren e dyte 4 9-11 Perpiqu te vish shpejt tek une sepse Dhima me la pasi deshi kete bote dhe iku ne Selanik Kreshenci ne Gallati Titi ne Dalmaci. Me mua eshte vetem Llukai merre Markun edhe sille me vete sepse e kam shume te domosdoshem per sherbese. Gjithashtu tradita thote se ne Iliri ka predikuar krishterimin edhe Ungjillori Lluka. Kete fakt kaq te rendesishem e gjejme te Sinaksari i Madh Volumi 10 data 18.
Si konkluzion perfundimtar mund te themi se apostull Pavli ne dy raste ka qene fare prane Ilirise. Ai ka qendruar rreth tre muaj ne Maqedoni dhe ka dimeruar ne Nikopoje. Prej ketyre qyteteve mund te kete derguar misionare per perhapjen e krishterimit ne Iliri. Letra drejtuar Romakeve eshte shkruar gjate qendrimit te Pavlit ne Korinth pra pasi kishte udhetuar neper Maqedoni dhe ne zonat perreth saj. Ne kete rast permendja e Ilirise nuk eshte e rastit sepse ai sapo ishte kthyer nga udhetimet misionare nga ato vise. Nga Jerusalemi deri ne Iliri kam kryer sherbimin e Krishtit Romakeve 15 19. Pavli kishte deshire te shkonte ne Rome Mbasi te kem qene atje me duhet te shoh edhe Romen Veprat e Apostujve 19 21 dhe jo vetem ta shihte por apostulli i kombeve deshironte shume te predikonte ungjillin ne Rome Romakeve 1 15. Permendja e Ilirise tek letra drejtuar Romakeve nuk eshte e rastit pasi Pavli gjate predikimit te ungjillit neper Iliri kishte qene prane Italise me afer se sa ndonjehere me perpara.
Gjithashtu nuk perjashtohet mundesia qe apostull Pavli te kete ardhur ne Iliri prej Korinthit. Ne letren drejtuar korintasve shkruan Pavli i thirrur apostull i Jisu Krishtit me ane te vullnetit te Perendise dhe vellai Sosten I Korintasve 1 1. Sipas sinaksareve te ndryshem Sosteni ishte me origjine nga Dyrrahu i Ilirise dhe bente pjese ne rrethin e 70 dishepujve te Krishtit. Ne traditen ortodokse kujtimin e Sostenit e kremtojme ne te njejten dite me Qesarin pra me 8 dhjetor. Pavli e thirri Qesarin nga Korinthi te vinte ne Nikopoje per ta vendosur me pas ne Durres. Fakti qe neper kalendaret ortodokse Sosteni kremtohet bashke me Qesarin na shtyn te mendojme se ka qene nje nga te derguarit e Pavlit ne Durres. Emrin e Qesarit e hasim edhe diku tjeter tek letra drejtuar Filipianeve 4 22 Gjithe shenjtet por sidomos ata te shtepise se Qesarit. Me shprehjen ata te shtepise se Qesarit nenkuptojme bashkesine e krishtere te Durresit e cila ne vitet 58 pas Krishtit ka pasur rreth 70 familje te krishtera. Qesari me vone u fronezua episkop i Korones ne Peloponez pasi dorezoi ne Durres pasardhesin e tij Astin i cili e drejtoi Kishen e Durresit ne kohen e perandorit Trajan 98-117. Gjate perndjekjes se shpallur kunder te krishtereve nga Trajani Shen Asti u martirizua prej qeveritarit te atehershem te Durresit Agrikola. Nje dite te nxehte korriku Shen Astin e zhveshen lakuriq duke i lyer trupin me mjalte dhe e varen ne nje peme ku dorezoi shpirtin tek Perendia i pickuar nga bletet edhe grerat. Nuk dihet me saktesi se ku eshte bere martirizimi i cili padyshim ka qene publik. Lipsanin e tij e moren te krishteret dhe e varrosen. Me vone mbi varrin e tij u ngrit nje Kishe e madhe katedrale dhe Asti u shpall shenjti mbrojtes i qytetit te Durresit.