Kapen 227 kg kanabis sativa ne port synonin tregun italian
Drejtori Hajdari Po hetojme lidhjet e trafikut me Italine
Policia e Antidroges dhe ajo Portuale ne Durres kane mundur te sekuestrojne rreth 227 kg lende narkotike te llojit kanabis sativa. Vetem 1 ore nga bllokimi i sasise se droges kreu i Drejtorise Policise se Durresit Aleks Hajdari deklaroi per standard se kjo eshte sasia me e madhe e kapur nga ne muajt e fundit. Droga eshte gjendur ne nje automjet te transportit te mallrave kamion. Gjate nje kontrolli rutine per procesin e perpunimit te dokumenteve ne Portin e Durresit eshte arrestuar shoferi i kamionit. Priten arrestime te tjera si brenda vendit dhe ne shtetin fqinj Itali kur droga kishte destinacionin dhe ku mendohet se hetimet do te zbulojne rrjetin e trafikut saj. Drejtori Hajdari u shpreh Shtetasi i ndaluar per kete veper penale eshte Besnik Yzeiraj 38 vjec njekohesisht edhe drejtuesi i kamionit lenda narkotike e llojit kanabis sativa kishte si destinacion shtetin italian fillimisht brigjet e Barit kurse nga ana jone menjehere u ngrit nje grup hetimor per te zbuluar rrethanat e kultivimit te hashashit si dhe zbulimin e nje rrjeti te mundshem qe ushtrojne trafik te lendeve narkotike. Grupi hetimor i ngritur nga Drejtoria e Policise Durres dhe prokuroria kane punuar intensivisht dhe kane nisur bashkepunimin vetem pak minuta pas kapjes se droges edhe me Policine e Barit dhe prokurorine e atij qyteti per shtrirjen e aksionit ne dy anet e kufirit detar. Gjithsesi ende nuk dihet se nga eshte marre kjo lende megjithate policia po punon per zbardhjen e kesaj ngjarjeje. Ka qene ora 2130 e te merkures kur kamioni i drejtuar nga shtetasi Besnik Yzeiraj 38 vjec banues ne Durres ka hyre nga porta jugore e portit dhe ka tentuar parkimin ne sheshin e trageteve dhe me pas te nisej drejt Italise me tragetin e ores 2300. Por duket se sherbimet e specializuara te Policise Antidroge ne Durres kishin sinjalizimet e para dhe gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet e Struktures kunder Narkotikeve dhe atyre te Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Durres ne Piken e Kalimit Kufitar te Portit Detar ne automjetin kamion me targa AA 342 BU te drejtuar nga shtetasi ne fjale i cili udhetonte ne drejtim te Barit Itali te fshehura ne pjeset e brendshme te mjetit u gjeten 114 pako me peshe totale prej 227 kg 762 gr lende qe per nga karakteristikat ngjason me ate te bimes narkotike Kanabis Sativa. Lenda narkotike e gjetur dhe automjeti u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Hetimi eshte orientuar tashme ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te perfshire ne trafikimin e lendes narkotike. Burimet policore thane se kontrolli kamionit pas dyshimeve te para ka zgjatur rreth 3 ore derisa u gjend gjithe sasia e droges se fshehur dhe rreth ores 0300 te mengjesit policia beri arrestimin ne flagrance te drejtuesit te kamionit shtetasit Besnik Yzeiraj 38 vjec me banim ne zonen e plazhit ne Durres. Ne kamionin e drejtuar prej tij u gjet e fshehur droga qe ishte ndare ne 114 pako dhe ishte fshehur ne pjeset e brendshme te kamionit me targa AA 342 BU i cili po kryente procedurat e imbarkimit ne nje prej trageteve te linjes Durres - Bari. Nderkohe qe po hetohet per pritesit e droges ne shtetin fqinj si dhe bashkepunetoret e tjere ne kete trafik nderkombetar narkotikesh.