E Martë, 3 Nëntor 2026

Krishtlindja, Begaj: Ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për të gjithë besimtarët

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Krishtlindjes. Në një prononcim për media jashtë ambienteve të Katedrales Ortodokse, Begaj ka deklaruar se e sotmja është ditë e dritës hyjnore, dhe një ditë që sjell shpresë e gëzim për të gjithë besimtarët.

Ai po ashtu ka falënderuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos për mesazhet që jep, durimin dhe shpresën.

“Kjo është ditë e dritës hyjnore, sjell shpresë dhe gëzim për të gjithë besimtarët dhe shqiptarët. E falënderova fortlumturinë e tij për mesazhet e dhëna, për durimin dhe shpresën”, tha Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›