Moti-Dita e sotme me kthjellime dhe diell. Temperaturat mbeten të larta

Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në bregdet në mëngjes, në mesditë dhe pasdite kthjellime . Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/14°C
– Zonat e ulëta 8/18°C
– Zonat bregdetare 10/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari