Krishtlindja në rrethe, mijëra besimtarë morën pjesë në mesha, u lutën për paqe e begati

Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin morën pjesë në meshat e organizuara në vigjilje të lindjes së Krishtit. Ata u lutën për paqe e begati.
Shkodër
Në Shkodër mesha e shenjtë e Krishtlindjes u kremtua në katedralen “Shën Shtjefni”. Arqipeshkëvi Giovani Peragine udhëhoqi meshën e parë të Krishtlindjes që pas emërimit të tij në këtë detyrë:
Korçë
Qindra besimtarë ortodoksë që në mëngjes herët iu drejtuan Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë ku ndoqën meshën e drejtuar nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Anastasi:
Lezhë
Qindra besimtarë të krishterë iu bashkuan ritualit fetar të lindjes së Krishtit në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë, ndërsa mesha e shenjtë u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Otavio Vitale, i cili vuri theksin tek mungesa e paqes në botë:
Durrës
Besimtarët e krishterë, në Durrës morën pjesë në meshën e zhvilluar në Kishën Dioqezane Tiranë–Durrës, si edhe në Katedralen e Shën Astit dhe Apostullit Pal. Momente lutjeje, reflektimi dhe paqeje u bashkuan në këtë festë të shenjtë:
Fier
Mesazhe për shpresë, dashuri dhe harmoni mes njerëzve përcollën nga Fieri besimtarët që u bënë pjesë e ritualeve të Krishtlindjes në Kishën e “Shën Gjergjit” si dhe kishat katolike dhe ortodokse të Lushnjes:
Gjirokastër
Besimtarë të krishterë në Gjirokastër kanë marrë pjesë në meshën e krishtlindjes, e cila u mbajt në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit nga Mitropoliti I Gjirokastrës Hirësia e tij, Imzot Athanaili. Ata bënë lutje për më shumë dashuri shëndet e paqe në familjet e tyre, por edhe në gjithë botën.
Krishtlindja vijon në shtëpi me drekën tradicionale, tryeza të zgjeruara ku mblidhen familjarë e të afërm.
Gazetare: Nermin Spahiu
/rtsh.al/