E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet Berisha Shqiptaret festojne si qytetaret evropiane

Berisha urim per Shkodren Qeveria mbeshtetje te permbyturve. Krishtlindjet Berisha viziton tri institucione fetare

Per Kryeministrin Sali Berisha keto krishtlindje jane me te gezuarat per shqiptaret pasi ata levizin te lire ne zonen Shengen si qytetaret evropiane. Me rastin e festes se Krishtlindjeve Kryeministri Sali Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha vizitoi dje Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Katedralen e Shen Palit si dhe Kishen Ungjillore Protestante ne Tirane. Ne urimet drejtuar besimtareve te krishtere ortodokse te krishtereve ungjillore por edhe te gjithe shqiptareve Kryeministri Berisha shprehu kenaqesine qe ndante me ta gezimin e kesaj feste te bukur ne historine e njerezimit dites se lindjes se Krishtit. Kjo dite - u shpreh Kryeministri - i bashkon njerezit pavaresisht nga dallimet nga besimet e ndryshme fetare ne nderimin e besimit nderimin e shpreses nderimin e te ardhmes. Kryeministri shprehu kenaqesine qe kete vit shqiptaret i festojne Krishtlindjet me te lire dhe me me dinjitet se kurre ne historine e tyre pasi ata mund te levizin lirshem ne mbare Evropen njesoj si te gjithe qytetaret e ketij kontinenti. Nje mirenjohje te thelle dua tu shpreh kombeve dhe qeverive te vendeve anetare te zones se Shengenit qe me vendimin e tyre per heqjen e vizave u bene shqiptareve kartolinen dhe urimin me te bukur per Krishtlindje dhe Vitin e Ri - tha Kryeministri. Nje urim te vecante Kryeministri Berisha beri per te gjithe qytetaret e Shkodres dhe te zonave te permbytura te cilet e kremtojne kete dite ne rrethana te veshtira. Duke falenderuar perzemersisht per solidaritetin vellazeror te deshmuar nga te gjithe shqiptaret por edhe nga bota Kryeministri Berisha garantoi se qeveria qendron teresisht dhe fuqishem ne mbeshtetje te tyre. Ne urimin drejtuar besimtareve ortodokse por dhe te gjithe besimtareve te Zotit Kryeministri Berisha u shpreh Eumlshte nje kenaqesi e vecante te ndaj gezimin e kesaj dite me te gjithe besimtaret e krishtere por dhe te gjithe besimtaret e Zotit ne festen me te bukur te njerezimit. Krishtlindjet dita e lindjes se Krishtit jane nje nga historite me te rendesishme te qyteterimit perendimor ndaj dhe cdo besimtar nderon kete dite. Krishti mbret apo Zot Muhamedi profet jane ndertuesit e moralit njerezor ndaj dhe kjo dite i bashkon njerezit pavaresisht nga dallimet nga besimet e ndryshme fetare ne nderimin e besimit nderimin e shpreses nderimin e te ardhmes. Por - shtoi Berisha - ajo cka eshte e vecante qe ky besim tek Zoti ky besim i madh tek e ardhmja ben qe shqiptaret te festojne cdo vit e me mire Krishtlindjet. Kryeministri permendi se vitin e kaluar festuam Krishtlindjet si nje vend anetar i NATO-s. Sipas tij kete vit i festojme Krishtlindjet si qytetare qe levizin te lire ne mbare Evropen. Pra jam i sigurte se Krishtlindjet e tjera me mire do te na gjejne. Nje urim te vecante kam kete vit per qytetaret e Shkodres Nenshkodres dhe zonave te tjera te permbytura te cilet kremtojne kete dite te madhe ne rrethana shume te veshtira. Por serish edhe ata edhe te gjitha shqiptaret kane nje motiv per tu gezuar ne kete Krishtlindje sepse nuk kemi pasur as edhe nje jete te humbur. Ka pasur dhe ka disa femije te lindur ne kushte te veshtira por jane shendoshe e mire dhe ka nje solidarizim vellazeror nga mbare shqiptaret por dhe nga bota gje per te cilen i falenderoj shume perzemersisht dhe i garantoj se qeveria qendron teresisht dhe fuqishem ne mbeshtetje te tyre - u shpreh z. Berisha. Duke shprehur nderimin per vepren e ungjilloreve shqiptare te cilet me perpjekjen dhe perkushtimin e tyre japin nje kontribut te rendesishem ne pasurine shpirterore te shqiptareve Kryeministri Berisha tha Tri jave me pare ne Shqiperi u emerua Rabin. Po keto javet e fundit eshte firmosur marreveshja midis shtetit dhe ungjilloreve. Pra nje spekter i gjere besimesh po lulezon ne shpirtin e ketij kombi. Besimet jane gurra qe e ushqejne dhe pasurojne ate me shume se cdo gje tjeter. Theksoj edhe nje here se Zoti lisat pemet i ka bere me dege. Sa me shume dege te kene aq me te fuqishme jane. Nje lis pa dege eshte nje lis pa jete. Duke u uruar kete dite te bekuar te gjithe besimtareve katolike por edhe te gjithe besimtareve te Zotit Kryeministri u shpreh Nje mirenjohje te thelle dua tu shpreh kombeve dhe qeverive te vendeve anetare te zones se Shengenit qe me vendimin e tyre per heqjen e vizave iu bene shqiptareve kartolinen dhe urimin me te bukur per Krishtlindje dhe vitin e Ri Gezuar te gjitheve kete dite te bekuar kete dite te madhe diten e lindjes se Krishtit hyut qe ndricoi mendjen dhe shpirtin e njeriut dhe njerezimit dhe qe me sakrificen e tij sublime u shnderrua ne vlera madhore hyjnore dhe tokesore te moralit njerezor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›