Zgjedhjet lokale, PS do të “mbledh” biznesmenët e zhgënjyer

Në një urdhëresë të paraqitur së fundi, kërkohet që degët e partisë në rrethe të afrojnë gjatë zgjedhjeve biznesmenë të “zhgënjyer” nga qeveria aktuale.
"Kryetari i rrethit evidenton bizneset që veprojnë në rrethin përkatës duke krijuar një bazë të dhënash të plotë rreth tyre (sipas një formulari model të lëshuar nga qendra) duke njohur problematikat që ata kanë, presionet konkrete që ushtrohen ndaj tyre, mundësitë e angazhimit të tyre politik dhe prirjet përkatëse dhe mundësitë e mbështetjes ndaj alternativës opozitare", thuhet në manualin orientues për drejtues të PS-së në rrethe.
Gjithashtu, synohet që të afrohen në parti edhe kategori të tjera për të influencuar pozitivisht në kuadër të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Për të gjitha këto do të ngarkohet një person në çdo rreth ku do të përgatis dosjet. Krerët e PS-së në rrethe udhëzohen që të ndihmojnë për hartimin e listës së mbështetësve të Partisë Socialiste.
"Kryetari i rrethit, i bazuar edhe për sa më sipër, ndjek dhe koordinon veprimet për hartimin dhe realizimin e Librit të kontakteve të partisë në rreth dhe organizon punën për përmbushjen e detyrimeve përkatëse në këtë kuadër, si përcjellja e mesazheve, kontaktet telefonike nga drejtuesit në qendër, kontaktet e veprimtari të fushës me deputetë të qarkut përkatës etj”, thuhet më tej në dokument. /S.Lleshi/Start/
2010-12-26 10:21
[