E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet kremtohen në të gjithë vendin. Qindra besimtarë katolikë mbushën katedralen e Shën Palit dhe atë Ortodokse në kryeqytet

25-12-2012 / Gazeta 55

Mijëra besimtarë në vendin tonë kremtojnë sot Krishtlindjen, festën më të madhe dhe më të rëndësishme të krishtërimit. Meshat kanë nisur në mesnatë në mjaft qytete të vendit, ku besimtarët e krishterë i janë bashkuar festës së madhe, kremtimit të lindjes së Krishtit.
Besimtarët e krishterë kanë mbushur plot e përplot Katedralen e Shën Palit në kryeqytet.
Kjo natë madhështore i mbledh të gjithë familjarisht
Në ceremoninë e mbërritjes së krishlindjes Imzot Rrok Mirdita më parë kërkon që të gjithë t’i kërkojnë falje për gabimet e bëra
Faljet dhe lutjet e tyre shkrihen me muzikën festive të krishlindjeve
Në cdo varg i drejtohen zotit, të gjithë këndojnë së bashku.
Kremtimi i Krishtlindjeve nuk është thjeshtë kremtim i ditëlindjes së krishtit por është përkujtimi solemn i mishërimit të zotit
Të gjithë falen dhe luten për një jetë më të mirë.
Por jo vetëm për vete..edhe për ata që nuk kanë mundësi.
Në këtë natë të shënuar të gjithë i japin dorën njëri tjetrit, për të treguar më shumë dashuri dhe paqe.
Pas kremtimit shpirtrat e mëkatarëve duken më të lehtësuar.
Por kjo natë nuk është e shenjtë vetëm për besimtarët katolikë.
Shqiptarët gjithmonë e kanë treguar se dinë të bashjetojnë mirë me të gjitha fetë. Kjo është edhe dëshira e Zotit.

Kremtohet krishtlindja Ortodokse
Këtë mëngjes besimtarët ortodoksë kanë marrë pjësë në meshën e lindjes së Krishtit të mbajtur nga kryepeshkopi Janullatos në Kishën Autoqefale.
Kjo është festa më e rëndësishme për besimtarët e krishterë.
Lindja e Jezu Krishtit tha kryepeskopi Janullatos kremtohet në mbarë botën si dita e shenjtë e shpresës, dashurisë njerëzore dhe paqes e mirësisë në botë. Pavarësisht realitetit tha ai, kjo ditë duhet gëzuar nga të gjithë bësimtarët.
Banorët e kryeqytetit pas përfundimit të meshës janë nisur drejt shtëpive për tu mbledhur së bashku siç e do edhe kjo ditë.

Krishtlindja në Shkodër
Imzot Angelo Massafra Arqipeshkë i Dioqezit Shkodër-Pult ka celebruar në Katerdalen e Shën Shtjefnit në Shkodër Meshen Shenjte në Vigjile të Krishlindje.
Ipeshkvi i Shkodër-Pult Imzot Massafra në urimin drejtuar besimtarëve u kërkoi atyre të refklektojnë mbi rëndësinë e kësaj nate të lindjes së Krishtit dhe të punojnë të gjithë së bashku në uljen e dukurive negative që po godasin shoqërinë tonë.
Besmitar të shumtë të pranishëm në Kishën Katedrale të Shkodrës në lutje dhe përvujtëri kanë uruar njëri tjetrin me rastin e festës së Krishtlindjes. Në meshë kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e pushtetit lolal në Shkodrës si dhe përfaqësues të forcave politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›