Hyjne me kamion ne dyqan, e bastisin dhe arratisen
Rreshen- Mungesa e forces policore ka bere qe elementi kriminal, te shtohet dukshem ne qytetin e Rreshenit. Persona ende te paidentifikuar kane bastisur gjate oreve te para te mengjesit te djeshem, nje minimarket ne njerin prej kryqezimeve kryesore te qytetit. Per te kryer vjedhjen, autoret kane hyre me gjithe kamion ne dyqan dhe pasi e kane mbushur, jane larguar pa gjurme. Sipas policise, e cila e ka rindertuar ngjarjen, rezulton se automjeti komioncine eshte afruar tek dera e pasme, e ka thyer ate duke hyre brenda. Thyerja e dyqanit eshte konstatuar nga vete pronari Leke L., i cili ka shkuar ne mengjes per te vijuar punen si zakonisht. Demi i shkaktuar shkon ne disa milione leke dhe duket se autoret kane ruajtur momentin e festimit te Pashkeve per te kryer goditjen e tyre. Reduktimi ne mase i efektiveve te Policise ne Mirdite, ka bere qe grupi i gatshem policor te mos perballoje dot ngjarjet qe ndodhin dhe per me teper, te parandalojne dhe kapin autoret e dyshuar.
A. N.
A. N.