E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kristal”, i jep "Doctor Honoris Causa" akademikut Willibold Frehner

Një ceremoni solemne është organizuar nga Universiteti Kristal me rastin e dorëzimit të titullit "Doctor Honoris Causa" personalitetit politik, shoqëror dhe akademik, Dr. Willibold Frehner, përfaqësues i fondacionit "Konrad Adenauer" me motivacionin e nderimit të punës së tij dhe kontributeve që ka dhënë në Shqipëri.
Rektori i Universitetit “Kristal” , prof as, Dr Skënder Kërcuku shprehet se Dr, Frehner që nga ky moment i bashkohet senatit të Universitetit Kristal.
Përfaqësues i fondacionit "Konrad Adenauer" shpreh mirënjohjen për titullin e dhënë
“Për mua dita e sotme dhe dhënia e këtij titulli është një nder i madh. Reformat e bëra i kam parë si një bashkëpunim për futjen e shqipërisë në Bashkimin evropian, shpresoj që ta shoqeroj shqipërinë në këtë zhvillim” ka shtuar Frehner
Kjo ceremoni u mbyll nën tingujt e muzikës , luajtur nga studentë të Fakultetit të Arteve të Universitetit Kristal.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›