Murat Basha: Po ta kisha djalin gay, do i fusja një plumb ballit
Share
Pas kryetarit të partisë Lëvizja e Legalitetit, edhe nënkryetari, Murat Basha, shpreh një qëndrim ekstrem për çështjen e homoseksualizmit. Duke folur për Opinion, Basha ka thënë se nëse do e kisha djalin homoseksual, do i fusja plumbin ballit. Basha tha se homoseksualizmi është një sëmundje.
Basha gjithashtu ka kërcënuar edhe një prej aktivistëve të LGTB, Kristi Pinderi, duke i thënë se, ti je 15 kile dhe 1 e 70 i gjatë, nuk mund të më thuash mua të pushoj. Gjatë momentit të publicitetit, sipas Pinderit, Murata Basha i kishte thënë më përpara se do të të pres gurmazin.
Pak ditë më parë ishte kryetari i PLL, Ekrem Spahia, që deklaroi se nëse homoseksualët dalin në paradë, ai do i kapë në hu.