E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, konfiskohet mall i kontrabanduar nga Serbia

Policia kosovare ka sekuestruar sot në rajonin e Mitrovicës mallra kontrabandë të cilat vinin nga Serbia. Sipas mediave kosovare malli kontrabandë është sekuestruar gjatë një kontrolli në automjetin me targa kosove. Gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e madhe e produkteve të qumështit të kontrabanduara me origjinë nga Serbia.
 

“Kjo edhe është sasia më e madhe e zbuluar e produkteve të qumështit të cilat transportoheshin me automjet të udhëtarëve. Produktet ishin futur në të gjitha hapësirat e zbrazta të automjetit, gjithashtu edhe në pjesën e përparme tek motori i automjetit", thuhet në njoftimin për media.
 

Vlera totale e këtyre mallrave është 466 euro, kurse malli është konfiskuar, theksohet në njoftim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›