E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo: E ardhmja ime tek Mançesteri

Mançester - Fituesi i trofeut Best Player 2008 nga FIFA, Kristiano Ronaldo, deklaron se do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra e Mançester Junaited. Kohët e fundit futbollisti më i mirë i vitit që sapo lamë pas është përfolur se do të kalojë tek skuadra e Realit të Madridit. Në disa media u publikua se mes palëve është arritur edhe një marrëveshje që e dërgon lojtarin në Madrid sezonin e ardhshëm.

Në një deklaratë të dhënë pas fitimit të titullit nga FIFA para dy ditësh, Ronaldo hedh poshtë çdo gjë, duke deklaruar se karriera e tij do të vazhdojë me kampionët e Europës.

“Dua të fitoj edhe shumë trofe të tjerë me shokët e mi tek Mançesteri, -deklaron Ronaldo. Mançesteri ka mjaft futbollist të rinj, dhe unë jam optimist për të ardhmen e ekipit. E ardhmja është e jona, dhe unë dëshiroj të arrijmë edhe shumë suksese të tjera”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›