E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Rrapo largohet nga stoli i Skenderbeut

Korçë - Trajneri i ekipit të Skenderbeut, Renato Rrapo, është larguar nga drejtimi i kësaj skuadre, duke marrë aktualisht rolin e drejtorit teknik. Rrapo e drejtoi Skenderbeun në fazën e parë të këtij kampionati, duke e renditur në vendin e parë të kategorisë I me 33 pikë. Gjatë kësaj faze ekipi korçar arriti të marrë 10 fitore, 3 barazime, dhe 2 humbje.

Sipas të përditshmes Sport Ekspres në stolin e Skenderbeut mund të ulet tekniku berates Vangjel Mile.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›