E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo, lojtari më i mirë në Europë



Kristiano Ronaldo, figura kyçe në marshimin e Mançester Junaitid në fitimin e Ligës së Kampioneve të sezonit të kalua, u votua si lojtari më i mirë i vitit i UEFA-s, në një ceremoni të zhviliaur në Monako të Francës. Ndërkombëtari portugez gjithashtu u zgjodh si sulmuesi më mirë i Ligës së Kampioneve. Edhe pse Çelsi nuk arriti të fitojë finalen e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajted në Moskë, tre lojtarë të skuadrës londineze u votuan si portieri më i mirë, mbrojtësi më i mirë e mesfushori më i mirë, përkatësisht Petër Çeh, Xhon Teri e Frenk Lampard.
Ronaldo shënoi golin e vetëm të Junajted në stadiunimin “Luzhniki” të Moskës, dhe të 42-in personal në të gjitha kompeticionet e vitit të kaluar. Me tetë gola ai fitoi edhe “Këpucën e artë” të Ligës së Kampioneve, por dhe “Këpucën e artë” të Premier Ligës pasi Kristiano shënoi 31 gola. 23-vjeçari pasoi sulmuesin e Milanit, Rikardo Kaka si futbollisti më i mirë UEFA i vitit, duke qenë njëherësh portugezi i dytë që fiton këtë çmim pas Dekos në vitin 2004. Ronaldo është lojtari i dytë i Junajted që koleksion këtë trofe pas Devid Bekamit në vitin 1999, ndërkohë që Rud van Nistelroj u votua si sulmuesi më i mirë për Junaited në vitin 2003. I pyetur si cili ishte sekreti i suksesit të tij, Ronaldo tha: “Puna. Unë mendoj se Mançesteri bëri një sezon të madh dhe unë shënova shumë gola. Unë ndihem shumë krenar të jem sulmuesi më i mirë dhe pse unë luajta si anësor. Është shumë mirë për mua dhe më jep më shumë ambicie të bëhem më mirë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi dhe atyre që votuan për mua”.

PORTIERI MË I MIRË
Viti Lojtari Klubi

2008 Petër Çeh Çelsi
2007 Petër Çeh Çelsi
2006 Jens Lehmann Arsenal
2005 Petër Çeh Çelsi
2004 Vitor Baia Porto
2003 Xhanluixhi Bufon Juventus
2002 Oliver Kahn Bajern Munih
2001 Oliver Kahn Bajern Munih
2000 Oliver Kahn Bajern Munih
1999 Oliver Kahn Bajern Munih
1998 Peter Shmeikel Mançester Junaited

MBROJTËSI MË I MIRË
Viti Lojtari Klubi
2008 Xhon Terri Çelsi
2007 Paolo Maldini Milan
2006 Karles Pujol Barcelona
2005 Xhon Terri Çelsi
2004 Rikardo Karvajo Porto
2003 Roberto Karlos Real Madrid
2002 Roberto Karlos Real Madrid
2001 Roberto Ajala Valencia
2000 Jap Stam Mançester Junaited
1999 Jap Stam Mançester Junaited
1998 Fernando Hiero Real Madrid

MESFUSHORI MË I MIRË
Viti Lojtari Klubi

2008 Frank Lampard Çelsi
2007 Klarenc Sedorf Milan
2006 Deko Barcelona
2005 Kaka Milan
2004 Deko Porto
2003 Pavel Nedved Juventus
2002 Mikael Balack Bajern Munih
2001 Gaizka Mendieta Valencia
2000 Gaizka Mendieta Valencia
1999 Devid Bekam Mançester Junaited
1998 Zinedin Zidan Juventus

SULMUESI MË I MIRË
Viti Lojtari Klubi
2008 Kristiano Ronaldo Mançester Junaited
2007 Kaka Milan
2006 Samuel Eto Barcelona
2005 Ronaldinjo Barcelona
2004 F. Morientes Monako
2003 R.van Nistelroj Manchester United FC
2002 Raul Gonzalez Real Madrid
2001 Raul Gonzalez Real Madrid
2000 Raul Gonzalez Real Madrid
1999 Andrij Shevçenko Dynamo Kiev
1998 Ronaldo Inter

FUTBOLLISTI I VITIT UEFA
Viti Lojtari Klubi
2008 Kristiano Ronaldo Mançester Junaited
2007 Kaka Milan
2006 Ronaldinjo Barcelona
2005 Stivën Xherard Liverpul
2004 Deko FC Porto
2003 Xhanluixhi Bufon Juventus
2002 Zinedin Zidan Real Madrid
2001 Stefan Efenberg Bajern Munih
2000 Fernando Redondo Real Madrid
1999 Devid Bekam Mançester Junaited
1998 Ronaldo Inter

QPR, sinjale të reja për Bogdanin

QPR, Kuins Park Rejnxhërs, klubi britanik i Flavio Briatores lëshoi sërish sinjale për Erjon Bogdanin, ndërkohë që Bari duket se ka hequr dorë nga sulmuesi i Kievos. Lajmin e jep siti i specializuar italian calciomercato.com, që shkruan se në shtëpinë e Kievos janë duke u kryer lëvizje interesante. “Është zbehur ideja Domici, sulm mbi Sasha Aronika të Rexhinës. Në largim e sipër shqiptari Bogdani, i kërkuar nga QPR”, - shkruan siti italian. Bari i serisë B është në kërkim të një sulmuesi tjetër luksi, pasi Bogdani nuk dëshiron të zbresë një kategori më poshtë. Mesa duket pista Lacio është braktisur përfundimisht nga Bogdani, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e merkatos në Itali, më 1 shtator ora 19:00.

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›