Si do të kthehen paratë në llogaritë bankare të piramidave
Përgjegjësia bie mbi Zyrën e Përmbarimit e Tiranës. Bisedimet kanë nisur fillimisht me Greqinë, por do të vazhdojnë edhe me shtetet e tjera
Laureta Rryçi
Administratorët, ndërsa gjetën se kush i ka marrë paratë, duhet të mendojnë se si do t’i kthejnë ato në llogaritë bankare që administrojnë. Ligjërisht Zyra e Përmbarimit të Tiranës ka si përgjegjësi ligjore për të ekzekutuar dosjet për bosët e huaj. Përmbaruesit shqiptarë do të ndjekin procedurat e tjera për të rikthyer në llogaritë bankare të firmave piramidale milionat e marra hua vite më parë. Sipas burimeve nga administratorët e fajdeve, deri tani vetëm Siontis ka marrë njoftim zyrtar se i detyrohet firmës “Gjallica”. Ndërsa për dosjet e tjera administratorët i presin të tjera beteja gjyqësore në shtetet ku ato janë investuar. Prej kohësh shteti shqiptar ka qenë i interesuar të verifikojë pasuritë e debitorëve të firmave piramidale. Pas gjithë këtyre viteve, për herë të parë këtë vit një grup i posaçëm shkoi në Greqi për bisedime mbi paratë e investuara në atë shtet.
Ekspertët
Çështja e ekstradimit të ish-bosit të piramidave, Lefter Cenaj, dy muaj më parë u kërkua nga qeveria shqiptare të shoqërohej edhe me vlerat monetare, asetet e konsideruara si produkte krimi dhe të sekuestruara nga shteti grek. Gjatë vizitës së ish-zëvendësministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi u argumentua se këto produkte krimi nuk i takojnë as qeverisë shqiptare dhe as asaj greke, por thjesht kreditorëve, shtetas shqiptarë, viktima të mashtrimit në formën e skemave piramidale. Gjatë diskutimit të delegacionit tonë u mor parasysh i gjithë dokumentacioni ligjor i detyrueshëm si: neni 49 i Konventës dypalëshe; neni 20 i Konventës Europiane të Ekstradimit; Konventa Europiane për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit.
Kthimi i parave
Pala greke konfirmoi se çështja e dorëzimit të shtetasit Lefter Cenaj është miratuar nga Ministria e Drejtësisë, por ende është në proces në Gjykatën e Lartë të Athinës, pasi subjekti ka paraqitur ankimin për Dekretin e Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e ekstradimit. Në lidhje me shumat e konfiskuara shtetasit shqiptar Lefter Cenaj, Konstantinos Gletsos, sekretar i Përgjithshëm, kërkoi nga stafi i tij një informacion më të detajuar dhe sugjeroi që ky problem të diskutohej dhe me prokurorin e Athinës. Përsa i përket kësaj çështjeje u ra dakord që një grup i përbashkët ekspertësh të fillonte punën për gjetjen e modaliteteve dhe zgjidhjen ligjore sipas akteve ndërkombëtare në fuqi dhe legjislacioneve tona në fuqi. Gjithashtu, përveç çështjes “Cenaj” me të njëjtën frymë u diskutua çështja “Vavilis”
dhe për këtë u ra dakord që një kërkesë e palës shqiptare drejtuar autoriteteve greke do të jetë nxitje për dhënien e një informacioni të detajuar palës shqiptare mbi ecurinë e procesit gjyqësor, të shumave të konfiskuara dhe krijimit të një grupi të përbashkët për hetime të mëtejshme.
Ekstradimi i Cenajt, me duar bosh
Ish-bosi i firmës piramidale “Cenaj&Co”, Lefter Cenaj, u është dorëzuar vetëm pak ditë më parë autoriteteve shqiptare. Ekstradimi i Lefter Cenajt nga Greqia është arritur falë bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Athinën. 61-vjeçari është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “mashtrimit” në vlerën financiare 5.734.415.506 lekë për 25.537 herë duke e dënuar atë me 15 vjet burg, por për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtër ka përfituar ulje të dënimit në masën 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet burg. Ai ra në prangat e policisë greke në janarin të vitit 2000, ndërsa vuajti atje dënimin prej 8 vjetësh për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit. Bazuar në kërkesën e palës shqiptare, autoritetet greke mundësuan menjëherë ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin prej 10 vitesh burg.
Dënimet për ish-bosët, më me fat Sudja
Pasi kishin kaluar rreth 5 vjet nga rrëzimi i firmave piramidale, Gjykata shqiptare dha për ish-bosët e këtyre firmave 139 vjet burg. Më i fundit prej tyre ishte Lefter Cenaj, i cili u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 10 vjet heqje lirie. Ndërsa ishte në pritje vendimi për Rrapush Xhaferrin, tre djemtë dhe vëllain e tij, kur prokuroria ka kërkuar për të pestë eksponentët e firmës "Xhaferri" 56 vjet heqje lirie. Nga vendimet e deritanishme të dhëna nga gjykata vendin e parë të të dënuarve e mban ish-bosi i firmës "VEFA", Vehbi Alimuça, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 25 vjet heqje lirie dhe më pas ky vendim është ulur me 5 vjet nga Gjykata e Apelit. Ndërsa më me "fat" rezultoi të ishte Maksude Kadena, ish-drejtuesja e fondacionit "Sudja". Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar atë me 5 vjet heqje lirie dhe tashmë ajo e ka kryer dënimin dhe është e vetmja që ndodhet jashtë kangjellave të burgut. E veçanta e ish-bosëve të firmave piramidale është se shumica e tyre janë dënuar apo gjykuar në mungesë.
Deklarata e Arapit në Komisionin e Transparencës
Në periudhën që ne i kemi marrë në administrim fitimet e bizneseve operuese, kanë qenë tepër minimale. Për shoqërinë “VEFA” humbjet kanë qenë 430 milionë lekë, shoqëria “LEKA” me fitim 40 milionë lekë, “Silva” me dy aktivitete biznesi një fitim prej 2.5 milionë lekësh, “Cenaj” me humbje 40 milionë, ndërsa Kamberi me humbje 22 milionë.
Shoqëritë që u kthyen në piramida
Shoqëria "M Leka", Mustafa Leka
Shoqëria "Silva", Pëllumb Shehu
Shoqëria "Global Foods", Gani Shehu
Shoqëria "Cenaj & Co", Lefter Cenaj
Shoqëria "Kamberi sh.p.k.", Ferdinand Kamberi
Shoqëria "VEFA Holding", Vehbi Alimuçaj
Shoqëria "Gjallica", Shemsie e Gani Kadria, Fitim Gërxhalliu
Shoqëria "Populli", Bashkim Driza, Adem Qepeni
Shoqëria "Xhaferri", Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferri
Çështja “Vavilis”
Shteti grek duket se ka qenë një nga shtetet që ka përfituar më shumë nga firmat piramidale. Dokumentet e publikuara deri më sot, por edhe deklaratat zyrtare, kanë rezultuar se paratë e “Gjallicës” nuk janë të vetmet që kanë përfunduar në duart e biznesmenëve grekë. Jo pak fakte dhe deklarata kanë treguar se me “VEFA”-n kanë lidhje edhe emra të njohur grekë në fushën e politikës. Mirëpo deri sot këto deklarata kanë mbetur vetëm të tilla, pasi ende nuk është ndërmarrë ndonjë nismë konkrete si kjo me “Gjallicën”.
30 Gusht 2008