Rilindja ekonomike, Rama: Transparencë mbi gropën e buxhetit
TIRANË- Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama thekson se “rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Rama shkruan se për realizimin e një objektivi të tillë duhet një ekspertize ndërkombëtare.
“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet europiane të kontabilitetit të sektorit publik”, shkruan Rama.
Rama mbështet qëndrimin e pak ditëve më parë i ftuar në takimin me drejtues bankash,. Ku nënvizoi nevojën e ndarjes së INSTAT nga ‘tutela’ e qeverisë si dhe arbitrazh ndërkombëtar.
Në një link të posaçëm në faqen zyrtare të partisë Socialiste, propozohen këto hapa, zbatimi i të cilëve, sipas Ramës do të përmbushë qëllimin, për transparencë të financave shqiptare:
Buxheti Publik 2013.
Entitetet Publike – aktiviteti financiar.
Reforma e raportimit financiar në sektorin public.
Verifikim dhe analize (Hapi i I-re).
Reforma ligjore dhe administrative (Hapi i II-te).
Raportimi financiar sipas standarteve ndërkombëtare (Hapi III-të).
Auditimi i jashtëm i pasqyrave financiare të qeverisë (Hapi i IV-t).
Reforma të tjera të rëndësishme.
(e.m/BalkanWeb)