Kristiano Ronaldo merr topin e arte

Menjehere pas Ronaldos ne klasifikimin e sportisteve me te mire qe u be ne baze te 96 gazetareve nga e gjithe bota ne revisten prestigjoze “France Football”, u renditen argjentinasi i Barcelones Lionel Mesi dhe spanjolli i Liverpulit Fernando Torres.
Kristiano Ronaldo shenoi ne sezonin e shkuar 42 gola statistika qe i e bene ate edhe lojtarin e vitit ne Angli per te dytin vit radhazi.
Megjithate me perfaqesuesen portugeze ai nuk arriti te tregonte te njejten forme ne europianin e 2008-s ne Austri e Zvicer, pasi Portugalia u eliminua nga Gjermania ne cerekfinale.
Ne ceremonine e dorezimit te topit te arte, Kristiano eshte pyetur dhe per te ardhmen e tij. Portugezi ka deklaruar se ndihet si ne shtepine e tij te Manchesteri dhe shpreson te fitoje akoma me shume trofe individual dhe me skuadren.
Kristiano Ronaldo eshte portugezi i pare qe fiton kete trofe pas Luis Figos qe e fitoi ne vitin 2000 dhe i pari ne kampionatin anglez pas Majkell Ouen qe e fitoi ne vitin 2001.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code