Majemi fitoi ndeshjen e katert finale ndaj San Antonios
Majemi fitoi ndeshjen e katërt finale në NBA ndaj San Antonios duke barazuar shifrat në 2-2.
Suksesi i kampinëve ishte 109-93 dhe u arrit në San Antonio, duke qenë një shenjë e fuqisë së Lebron Xhejmsit me shokë, vetëm dy ditë pas humbje së rëndë në përballjen e tretë.
Ndeshja ishte tepër e fortë sidomos në pjesën e parë që u mbyll në barazim 49-49, por në dy periodat në vazhdim Hit u shkëput, sidomos në periodën e katërt.
Lebron Xhejms zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ndryshe nga takimi i tretë.
Ai shënoi 33 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 4 asistë, po ashtu bëri 2 kapuça, apo bllokime të gjuajtjeve të kundërshtarëve.
Por shumë mirë luajti Duejn Uejd me 32 pikë dhe Bosh me 20. dhe 13 topa në tabela.
Veterani Tim Dankën shënoi 20 pikë për San Antonion, por nuk pati ndihmën e duhur nga shokët e skuadrës.
Ndeshja e pestë do të luhet po në San Antonio duke u gdhirë e hëna sipas kohës shqiptare, ndërsa më pas dy ndeshjet e tjera janë planifikuar për në Majemi.
Kampione del ajo skuadër që fiton e para 4 ndeshje.